KFOR pritet të ketë një marrëveshje tjetër me ushtrinë serbe, pas vizitës që zhvilloi muaj më parë kreu i Armatës së Beogradit.
Disa ditë më pare, një deputet i Parlamentit të Serbisë tha se KFOR do të dorëzojë ditaret e luftës së UÇK-së që i ka sekuestruar pas luftës së Kosovës.
Komandati i Trupave të NATO-s në Kosovë, Gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, ka takuar sot në Beograd shefin e shtabit të ushtrisë serbe, Gjeneralin Ljubisha Dikoviç. A thua të ketë dërguar material të tjera?!
Kreu i ushtrisë serbe ka kërkuar që të mos ulet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë për arsye se mund të destabilizohet siguria në rajon. (Po nga kush?).
Shefi i shtabit të ushtrisë serbe theksoi gjithashtu për ngjarjet e ndodhura në Kosovë, se ato duhet thirrur me emrin e tyre të vërtetë dhe se objektivat e atyre që i kanë përgatitur mund të sjellin pasoja për sigurinë në rajon. /tesheshi.com/