Kreu i katolikëve shqiptarë, Arqipeshkvi Metropolitit të Arkidioqezës Tiranë-Durrës dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, iu është drejtuar me një mesazh besimtarëve e shqiptarëve, duke iu kujtuar atyre të mirat e këtij vendi.
“Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë.
Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që kemi trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidaritetin që tregoni në rast fatkeqësie”, tha kleriku i lartë katolik, duke i paraprirë Krishtlindjeve me mesazhin e tij. /tesheshi.com/