Ministri italian i Financave, Giovanni Tria tha se Italia nuk ishte një problem për Bashkimin Evropian dhe se Brukseli mund të përfitonte nga strategjia e qeverisë së saj.
“Më lejoni t’ju them qartë: Italia nuk është një problem”, tha ai në Paris, duke shtuar se taktikat politike nuk duhen të përzihen me fakte.
Tria tha se Italia ishte e bindur se BE mund të përfitonte nga strategjia italiane dhe përsëriti se buxheti italian nuk ishte një kërcënim për eurozonën.
“Po, Italia beson se e gjithë Evropa do të fitojë stabilitet”, tha ai.
Ai tha se Italia, gjithashtu, dëshiron të qëndrojë në eurozonë.
Komisioni Europian kundërshtoi të martën draftin e buxhetit italian për vitin e ardhshëm dhe qeveria italiane ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të buxhetit të propozuar.
Italisë i është dhënë tri javë për të paraqitur një projekt-buxhet të ndryshuar sipas rregullave evropiane. /tesheshi.com/