Kryetari i BBC-së, Richard Sharp dha dorëheqjen të premten pasi një raport zbuloi se rregullat e qeverisë për emërimet publike ishin shkelur.
Shërbimi i medias publike është nën presion pasi u zbulua se Sharp, një donator i Partisë Konservatore, ndihmoi kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson të merrte një hua prej 800,000 £ në 2021.
Pas kësaj, qeveria e emëroi atë në postin e drejtorit në shërbimin publik mediatik, raporton AP.
Një raport nga organi i emërimeve publike të shtetit zbuloi se ai ka shkelur kodin e qeverisë për emërimet publike duke dështuar të zbulojë konfliktet e mundshme të interesit, raporton Reuters.
Sharp tha se ai po jepte dorëheqjen për të “përparuar interesat e BBC” pasi ai “pa dashje” theu rregullat.
Ai tha se pranoi një kërkesë për të qëndruar si shef i BBC-së deri në fund të qershorit, për t’i dhënë kohë qeverisë për të gjetur pasardhësin e tij. /tesheshi.com/