Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kreu i hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi: Uzurpimi i linjave në veri nga Serbia të ngrihet në Bruksel

by Te Sheshi
14/01/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kreu i hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi: Uzurpimi i linjave në veri nga Serbia të ngrihet në Bruksel

Thotë se ka ngitur zërin në vazhdimësi ndaj uzurpimit të hekurudhave të pjesës veriore nga Serbia dhe ka kërkuar që të kthehet qasja e hekurudhave të Kosovës në këtë pjesë, por deri tani pa rezultat.

Është ky Agron Thaçi, kryeshefi i hekurudhave të Kosovës, i cili tregon se ka zhvilluar takime me krerë të vendit dhe ka kërkuar prej tyre që të mos lejohet as hyrja e trenit serb me simbole kundër Kosovës.

Thaçi në një intervistë për tesheshi.com flet edhe për gjendjen aktuale të hekurudhave.

Intervistoi: Blendi Gashi

Si drejtor i hekurudhave të Kosovës, si i shihni paralajmërimet për hyrjen e trenit serb me simbole kundër Kosovës në territorin e vendit? 

Institucioni që drejtoj e ka cilësuar të kundërligjshëm vazhdimin e hyrjes së trenave të Serbisë, ndërsa kam njoftuar institucionet përgjegjëse të Republikës për situatën e infrastrukturës hekurudhore në pjesën veriore.

A ka kompetenca institucioni juaj që ta ndalojë hyrjen e këtij treni nëse e tenton një gjë të tillë edhe në ditët në vazhdim?

Jo, pasi infrastruktura hekurudhore nuk e menaxhon pjesën veriore të linjave që nga viti 2008. Pra, nuk kemi qasje në atë pjesë, rrjedhimisht, as kompetenca.

A keni biseduar me krerët e shtetit për çështjen në fjalë?

Po, kam patur takime në Ministrinë e Infrastrukturës, me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave, si dhe kam komunikuar me Ministrinë e Jashtme, ku edhe kam kërkuar ndalimin e këtij treni.

Çështja e hekurudhave në veri a duhet shtruar në bisedimet e Brukselit? 

Çështja e transportit hekurudhor dhe e transporti ajror përbëjnë dy tema që janë në radhë për t’u hapur për diskutim nga bartësit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Mirëpo, siç e dini, bisedimet kanë ngecur dhe hapja e çështjes është vonuar. Ndërsa në vitin 2015, autoritetet e hekurudhave të Kosovës kanë zhvilluar disa herë takime dialogu me ata të hekurudhave të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së linjave hekurudhore në veri. Këto bisedime janë zhvilluar nëpërmjet odave ekonomike të dy shteteve, si dhe janë mbështetur nga zyrtarët e lartë të dy shteteve dhe të Brukselit. Këto takime kanë bërë që çështja e hekurudhave të vihet në agjendë të bisedimeve. Por nga atëherë, siç e thashë më lart, nuk ka patur progres.

Siç dihet, nga viti 2008, Serbia ka uzurpuar pjesën veriore të hekurudhave të Kosovës. A keni kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare ta ktheni qasjen në këtë pjesë?

Që nga 3 marsi i vitit 2008, kur është uzurpuar pjesa veriore e hekurudhave, vazhdimisht institucioni që udhëheq i është drejtuar qeverisë, Bashkimit Evropian, KFOR-it, UNMIK-ut, dhe të gjitha institucioneve të tjera relevante, që janë njoftuar dhe u është kërkuar dëbimi i hekurudhave të Serbisë nga ajo pjesë.

Në fund, një pyetje e përgjithshme. Si është gjendja në infrastrukturën hekurudhore në vend? A pritet të ketë ndonjë investim sivjet?

Janë bërë përgatitjet dhe hartimi i dokumentacionit teknik për fillimin e rehabilitimit të linjës 10 hekurudhore, segmentit Hani Elezit – Fushë Kosovë. Punimet në këtë segment do të fillojnë këtë vit. Në vitin që vjen pritet të punohet në segmentin e dytë, Fushë Kosovë – Mitrovicë, ndërsa në vazhdim në segmentin e tretë, Mitrovicë – Leshak- Kufi me Serbi. Mjetet financiare janë të siguruara, dhe po punohet çdo ditë në përgatitjen e implementimit të tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Mustafa: S’lejojmë provokime nga Serbia, do mbrojmë sovranitetin e vendit

Mustafa: S'lejojmë provokime nga Serbia, do mbrojmë sovranitetin e vendit

Historia e veçantë e dy shoqeve angleze, takohen në Spanjë se u kushton udhëtimi më pak

Historia e veçantë e dy shoqeve angleze, takohen në Spanjë se u kushton udhëtimi më pak

Dy spanjollë i japin fitoren Çelsit ndaj Lestërit

Dy spanjollë i japin fitoren Çelsit ndaj Lestërit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni