Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Krerët e Kosovës injorojnë biznesmenët gjatë vizitave jashtë vendit

by te Sheshi
09/12/2015
in Ekonomi, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Krerët e Kosovës injorojnë biznesmenët gjatë vizitave jashtë vendit

Nga Bashkim Kastrati

Edhe përkundër faktit se Kosova ka nevojë për eksportimin e produkteve të ndryshme jashtë vendit dhe bashkëpunim me bizneset jashtë vendit, zyrtarët e lartë të vendit që nga kryeministri, zv.kryeminstrat dhe ministrat nuk e shohin të arsyeshme që t’i marrin biznesmenët e Kosovës në vizita zyrtare jashtë vendit.

Disa biznesmenë të huaj kanë thënë në paraqitje televizive dhe në tryeza të ndryshme se krerët e shteteve të zhvilluara gjatë vizitave të tyre zyrtare e që kanë karakter edhe ekonomik, zakonisht marrin me vete edhe biznesmenë.

Por këtë gjë nuk po e praktikojnë krerët e lartë të qeverisë së Kosovës. Para disa javësh, kryeministri Isa Mustafa ka realizuar një vizitë në Gjermani. Ai në këtë vizitë ishte i shoqëruar vetëm nga ministrat: Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Hykmete Bajrami ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kryeministri dhe delegacioni qeveritar i Kosovës u kanë bërë thirrje bizneseve gjermane që të vijnë për të investuar në Kosovë. Gjithashtu ata kanë zhvilluar takime të përbashkëta me dhjetëra biznese të rëndësishme gjermane si dhe kanë vizituar gjigantët gjermanë Mercedes, BMW, MAN dhe kompani të tjera gjermane.

Pra e gjithë kjo vizitë kishte karakter ekonomik dhe këta zyrtarë nuk e kanë parë të arsyeshme që të marrin me vete edhe biznesmenë të Kosovës, të cilët do të kishin mundësi që të takohen dhe të bisedojnë me biznesmenë nga Gjermania dhe të diskutojnë për mënyrat e bashkëpunimit.

Përfshirja e komunitetit të biznesit në delegacionet qeveritare i domosdoshëm

Profesori i ekonomisë, Naim Gashi ka thënë për tesheshi.com se nuk është më asnjë sekret që diplomacia ndërkombëtare në kohët moderne dominohet nga përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të bizneseve. Sipas tij, është shumë e zakontë që me përfaqësues politikë udhëtojnë jashtë vendit edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe përfaqësues të bizneseve të njohura.

“Kosova është një vend i ri me një diplomaci në krijim e sipër, e dominuar thellësisht nga nepotizmi dhe joprofesionalizmi. Një pjesë dërmuese e përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës, jo të gjithë, janë komprometues për Kosovën dhe komunitetin e biznesit”, thotë Gashi.

Ai thotë se ngjashëm me korin diplomatik, edhe komuniteti i biznesit në Kosovë përfaqësohet nga njerëz jokompetent për punën që ata bëjnë dhe në këtë mënyrë nuk merren seriozisht as brenda Kosovës dhe as jashtë saj.

Sipas tij, diplomacia kosovare dominohet nga lobimi për njohje të reja dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë lobimi për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të ekonomisë dhe biznesit, është shumë minor, të mos themi i papërfillshëm.

“Puna e parë që duhet bërë, është që komuniteti i biznesit në Kosovë të zgjedh përfaqësues kompetent, të cilët merren seriozisht pikë së pari nga qytetarët dhe institucionet dhe më pas duhet të shikohet mundësia që ata të përfaqësojnë interesat e biznesit edhe jashtë shtetit. Fatkeqësisht edhe biznesi nuk po bën përjashtim nga institucionet tjera të ndikuara deri në palcë nga politika, prandaj kemi edhe këtë përfaqësim kaq të papërgjegjshëm të tyre brenda dhe jashtë vendit”, theksoi profesori Gashi.

Politikanët tanë kanë mungesë të vizionit ekonomik

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë,  ka thënë për tesheshi.com se në vizitat me karakter ekonomik dhe të bashkëpunimit në mes vendeve udhëheqësit kosovarë duhet të marrin me vete bizneset e dëshmuara në Kosovë.

“Mos të harrojmë arka e shtetit mbushet nga këta biznesmenë të suksesshëm. Bizneset në Kosovë nuk janë vetëm për të paguar tatim, ato duhet që denjësisht të përfaqësohen edhe në arenën ndërkombëtare në mënyrë që të shkëmbejnë provoja dhe të lidhin marrëveshje bilaterale me partneret e mundshëm”, thotë Beqiri.

Ai thotë se rrallë herë kemi hasur që qeveritarët kosovarë kanë marrë ndonjë turne vizitash në vendet e rajonit me biznesmenët kosovarë jo që nuk ka biznesmenë të shquar dhe vizionarë Kosova, por se ka mungesë vizionesh të politikanet tanë.

“Shumica e vendeve të zhvilluara vizitat me karakter ekonomik kanë me vete biznesmenë të vendit të tyre, Presidenti Turk Erdogan në çdo vizitë me karakter ekonomik bashkudhëton me një numër rekord biznesmenësh dhe ata biznesmenë kanë mbështetjen e duhur nga qeveria turke, gjithashtu edhe lider nga lindja e mesme zakonisht marrin biznesmenë në udhëtimet e tyre zyrtare”, u shpreh Beqiri, duke shtuar se edhe burrështetas të vendeve të BE-së e praktikojnë një metodë të tillë dhe se biznesmenët kanë më shumë siguri dhe ndihen më të sigurt që të lidhin ndonjë bashkëpunim në prani të udhëheqësve të tyre.

Ai thotë se Kosova ka biznesmenë mjaft të suksesshëm që ua ka zili edhe rajoni, andaj qeveritarët e Kosovës duhet që të shoqërohen me biznesmenë vendorë në vizitat me karakter ekonomik dhe të bashkëpunimit ekonomik. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Next Post
Prokuroria jep 90 vjet burg për grupin e Lazaratit me në krye Gate Mahmutajn

Prokuroria jep 90 vjet burg për grupin e Lazaratit me në krye Gate Mahmutajn

Si të krijoni në shtëpi qeska çaji (video)

Si të krijoni në shtëpi qeska çaji (video)

Benitez dhe Arbeloa përsërisin historinë: tjetër fitore prej 8-0

Benitez dhe Arbeloa përsërisin historinë: tjetër fitore prej 8-0

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni