Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Krahasim i diplomave të deputetëve 1992-2017: tre studentët e dhjetorit dhe tre studentët e LSI-së

by te Sheshi
27/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Krahasim i diplomave të deputetëve 1992-2017: tre studentët e dhjetorit dhe tre studentët e LSI-së

Nga Ermir Hoxha

Niveli i debatit në parlamentin e legjislaturës që lamë pas ka shënuar rekorde sa i përket gjuhës banale përmes së cilës janë zhvilluar debatet mes deputetëve. Do të mbahet mend gjatë ajo trupë sosh ndër të cilët spikat më së shumti ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pati ndikim specifik në orientimin e debatit të së enjtes, ku dominoi gjuha e rrugës, akuzat ekstreme, fyerjet e deri tek përplasjet fizike mes deputetëve.

Kjo çoi drejt një perceptimi publik negativ mbi nivelin e deputetëve, duke i parë me nostalgji e vlerësim ata të hershmit, të viteve të para të pluralizmit, si më të ngritur e të kulturuar, ndonëse dhe vetë promotori i degradimit të gjuhës, Sali Berisha, asaj kohe i përket dhe nuk është prej të vonshmëve.

Megjithatë ka një ndryshim thelbësor në mënyrën se si kryhej debati 25 vite më parë. Ndoshta nuk është mosha, statura publike, profesioni gjithashtu, por rrethana të tjera publike që e bëjnë debatin e sotëm të jetë nën mesataren e inteligjencës dhe etikës.

Dhe, nëse i referohemi për një çast pranisë së elementëve kriminalë, përfshirë dhe incidentet që ata kanë prodhuar, nuk duhet të harrojmë se të tillë treguesish ka patur dhe më herët. Kujtojmë se në parlamentin e vitit ’98, Gafur Mazreku, deputet i Hasit, qëlloi me katër plumba Azem Hajdarin në ambientet e parlamentit. Mazreku nuk vinte aspak nga bota e krimit; ai ishte një agronom, një lloj “intelektuali malesh”, që vetëm rrethant e acaruara politike  – ishte post-’97 – e çuan drejt atij veprimi ekstrem.

Por si pritet të jetë Parlamenti i ri, ky i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit? A do ngjajë legjislatura e pritshme me atë paraardhësen, për nga zymtësia dhe trishtimi që ofronte me mënyrën e të bërit politikë.

E nëse është fjala për “arsimimin” si shkak, tesheshi.com ka zgjedhur të bëjë një krahasim me nivelin arsimit të deputetëve të vitit 1992 me ata të sapozgjedhurit e kësaj legjislature.

Ka disa të përbashkëta interesante në këto dy kohë. Psh. në vitin 1992 u zgjodhën deputetë 3 studentë, gjithashtu edhe në këtë parlament janë zgjedhur deputetë 3 studentë. Ndryshimi është se ata të 1992 ishin studentë dhjetori ndërsa këta të 2017 janë studentë të LSI-së.

Në vitin 1992 ka statistika që lidhen edhe me moshën ku sipas tyre nga mosha 21-30 vjeç janë zgjedhur 8 deputetë, nga 31- 40 vjeç 34 deputetë, nga 41-50 vjeç 63 deputetë, nga 51- 60 vjeç 31 deputetë, nga 61-70 vjeç 4 deputetë.

Krahasimi me profesionet  

Deputetët e zgjedhur në vitin 1992 janë të profesioneve të ndryshme. 6 deputetë janë juristë, 35 deputetë janë arsimtarë e pedagogë, 3 deputetë janë artistë, 74 deputetë janë ekonomistë, 25 deputetë janë inxhinierë, 8 deputetë janë agronomë, 12 deputetë janë mjekë, 11 deputetë janë punonjës shkencorë dhe 11 të tjerë janë shkrimtarë e gazetarë. Në përbërje të Kuvendit të ri Popullor ka dhe zooveterinerë, studentë, nëpunës, siç shkruhej në atë kohë.

Deputetët e zgjedhur në vitin 2017

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të dhënat sipas të cilave ndahen deputetë në bazë të profesioneve që ata kanë dhe cili është niveli I tyre arsimor. Sipas këtij studimi, parlamenti i ri ka tre studentë ende të padiplomuar, si dhe një deputet që ka deklaruar se nuk ka arsim të lartë. Të tjerët kanë deklaruar diplomim të rregullt në një ose më shumë fusha studimi.

Parlamenti i ri përbëhet në shumicë nga juristët (36) dhe ekonomistët / financiarët (31). Disa deputetë kanë më tepër sesa një fakultet, dhe pothuajse të gjitha fakultetet e dyta janë juridik, kryesisht në universitete private ose në universitetet e qyteteve të tjera.

Dy deputetë kanë deklaruar studimet juridike jashtë vendit, njëri në Holandë dhe tjetri në Strugë, shtatë deputetë në tërësi kanë deklaruar përfundimin e studimeve jashtë vendit.

Kategoria e tretë më e përfaqësuar janë mjekët (13) dhe bashkë me ta kemi edhe një farmacist në parlament. Kategori të tjera të përfaqësuara profesionale janë inxhinierët, mësuesit, kimistët dhe më pas veterinerët dhe agronomët.

6 deputetë kanë studiuar shkenca politike ose marrëdhënie ndërkombëtare, 6 të tjerë kanë mbaruar Akademinë Ushtarake apo Policore. Dy deputetë kanë përfunduar Akademinë e Sporteve dhe dy kanë studiuar në arte, njëri në pikturë dhe tjetri në menaxhim arti.

Deputetët me fakultete part-time

Nëse hyjmë në brendësi të dhënat nuk janë aq pozitive: nga 36 deputetë juristë 12 e kanë fakultet të dytë kryesisht part-time, vetëm 3 deputetë janë diplomuar në juridik përpara vitit 1990, 15 deputetë kanë përfunduar studimet juridike në universitete private përfshirë në tre universitete të mbyllura tashmë, dhe vetëm 10 nga 36 deputetë kanë përfunduar studimet e rregullta në Universitetin e Tiranës.

I njëjti arsyetim vlen edhe për ekonomistët e dhe financën, kryesisht të diplomuar në UT ose në universitete të tjera, përfshirë disa universitete periferike ose private.

Krahasim i titujve shkencorë

Me titullin “Profesor Doktor” janë 10 deputetë. Me titullin “Profesor i Asociuar” janë 6 deputetë. Me gradën shkencore “Doktor i Shkencave” janë 17 deputetë. Në total 33 nga 140 deputetët kanë grada të larta shkencore, ndërkohë që katër deputetë vijojnë studimet doktorale, si dhe mbi 20 kanë njoftuar në CV e tyre se kanë përfunduar studimet master.

Në parlamentin e  vitit 1992

Kishte 16 deputetë kandidatë shkencash, 4 deputetë docentë, 13 deputetë doktorë, 2 deputetë profesorë/doktorë, 2 deputetë artistë të popullit e të tjerë me specializime të ndryshme në profesionet e tyre.

Një shifër që vlen të krahasohet është edhe ajo e numrit të grave në dy kohë. Në parlamentine vitit 1992 fituan mandatine  deputetes vetëm katër gra ndërsa në këtë mandate të zgjehdjeve të 25 qershorit janë gati dhjetëfishi, 39 gra deputete të forcave të ndryshme politike. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Deputetët e PS takime 1 herë në javë me qytetarët

Deputetët e PS takime 1 herë në javë me qytetarët

Balla shpall komisionet që do u jepen opozitës: të njëjtat si 4 vjet më parë

Balla shpall komisionet që do u jepen opozitës: të njëjtat si 4 vjet më parë

Edmond ARIZAJ: Kur do na hiqet “leku i ri”, kjo idiotësi?

Edmond ARIZAJ: Kur do na hiqet “leku i ri”, kjo idiotësi?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni