E ndërsa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 Qershorit, ende partitë nuk kanë paraqitur të gjitha propozimet e tyre për komisionerë në qendrat e votimit.
Në një dalje për media zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj u shpreh se mosdepozitimi i emrave të komisionerëve po pengon procesin e zgjedhjeve.
“16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e cila sqaroi se probleme shfaqen në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Korçë.
“KQZ i kërkon partive që të mos bëhen pengesë për zgjedhjet dhe të dorëzojnë në mënyrë urgjente me propozimet për anëtarë të KQV-ve”, shtoi Hoxhaj./tesheshi.com/