KQZ nuk pranoi që Rithemelimi i Berishës të jetë pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ku bën pjesë LSI dhe PDK e Nard Ndokës.
Kryetari Celibashi arsyetoi se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.
Në fund ai e regjistroi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” vetëm me LSI-në dhe Partinë Demokristiane.
Pavarësisht kësaj, të gjithë kandidatët e paraqitur nga ky koalicion janë nga Komisioni i Rithemelimit, asnjë prej tyre nuk është nga LSI dhe PDK.
Ndaj vendimit të KQZ-së reagoi PD, sigurisht e kënaqur.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin ‘Shtëpia e Ilirit’, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me ‘Shtëpinë e Ilirit’”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. /tesheshi.com/