Pas Prishtinës, kreu i Diplomacisë greke, Nikolas Kotzias nisi vizitën zyrtare në Tiranë me një takim me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.
Një nga pritshmëritë e kësaj vizite është një draft i ri për marrëveshjen detare, që sipas medias greke, Kotzias e ka me vete për ta paraqitur përpara autoriteteve.
Shqipëria dhe Greqia kaluan një periudhë të tensionuar marrëdhëniesh mes tyre për shkak të paktit detar, pasi Greqia nisi kërkimet për naftë në pjesën shqiptare. /tesheshi/