Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kotzias në Korçë: simbolika e mikpritjes tek rrënjët e qytetit, nën thirrjen e ezanit

by te Sheshi
20/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kotzias në Korçë: simbolika e mikpritjes tek rrënjët e qytetit, nën thirrjen e ezanit

Nga Ylli Pata 

Aktet, sjelljet dhe gjuha diplomatike, sidomos kur është fjala për raporte delikate mes dy vendeve, është përplot simbolika mesazhuese.

Kështu, pasi Athina zyrtare zgjodhi Kretën për bisedime me Tiranën, kjo e fundit ka zgjedhur Korçën. E për më tepër, është zgjedhur rrënja e saj, baza nga ku nisi të marrë jetë qyteti, Pazari i Vjetër, aty ku 5 herë në ditë dëgjohet ezani i xhamisë së Mirahorit, pika nga ku nisi të formësohej qyteti “djep kulture e tradite”, që njihet ndryshe me “letra të vjetra” dhe si pronë muslimane (vakf).

Por në vite, forca e interesa të ndryshe, e dualizuan atë duke tentuar ta kundërpeshojnë me elementin ortodoks, që fort mirë është shfrytëzuar (ose abuzuar) nga Greqia fqinje.

Por së paku nata e para e Kotziasit, darka e tij e mirëseardhjes, nuk kaloi afër imazhit e tingujve të këmbanës së Katedrales së njohur, në atë që konsiderohet qendra post-komuniste e Korçës, por tek djepi i saj, Pazari i Vjetër, i shndërruar në të ri pas rikonstruksionit, që i ka kthyer qytetin origjinalitetin e tij, aromën Mirahor, me në sfond ezanin.

“Hani i Elbasani”, një lokal tipik tradicional, me dizajnin e një lokali të shekullit XVIII, ka qenë vendi ku Ditmir Bushati kanë darkuar mbrëmë në Korçë, me shoqërimin e kryebashkiakut të qytetit Sotiraq Filo.

“Hani i Elbasanit”, ka edhe emrin edhe ndërtimin siç ka qenë përpara 100 vjetëve ku iu shërbente kryesisht udhëtarëve dhe tregtarëve që ishin nisur për në Elbasan, ndër shumë e rëndësishme e tregëtisë në vend dje dhe sot.

Hani, përfaqëson një  version shqiptar të bujtinës, i hyrë fuqishëm jo vetëm në traditën etnologjike por edhe në shkrimet e udhëtarëve të famshëm për Shqipërinë.

Hani ndodhet rreth 100 metra larg Xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit, themeluesit të Korçës në vitin 1494.

Axhenda e bisedimeve shqiptaro-greke, përveç përmbajtjes, ka qenë një demostrim simbolike.

Ndërsa Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias zgjodhën Kretën si simbolikë për të nisur negociatat greko-shqiptare, Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë kthyer reston me Korçën për të zhvilluar raundin pritës të bisedimeve.

Kreta, përveçse një ishull të bukur turistik dhe me pasuri të spikatura të trashëgimisë kulturore; është edhe “ajka” e Greqisë dhe filozofisë së helenizmit të shekullit të ‘20.

Athina zyrtare duket u kujdes që ta largojë takimin nga zonat kufitare me Shqipërinë, nga ku media apo qarqe në Shqipëri do të gjenin ndonjë toponim a histori me shqiptarë.

Kurse Kreta, të vetmen histori me shqiptarë e ka me urrejtjen që ushqejnë për Mehmet Ali Pashën, ish-sunduesin shqiptar të Egjiptit, i cili kryente shpesh ekspedita ndërshkuese në ishull.

Ndërkaq, zgjedhja e Korçës si qytet pritës i raundit të dytë të bisedimeve, duket ka qenë një sinjal nga ana e Tiranës se kërkojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Greqinë.

Përveç izolimit, pra qëndrimit në një vend ku për tre ditë do të shikohen thuajse gjithë kohën me njëri-tjetrin, pra mundësi edhe për t’u miqësuar, negociatat finale shqiptaro-greke, kanë pjesën e tyre të simbolikës, në lidhje me mesazhin që japin në publik.

Korça, jo vetëm në kohën pas Luftës së Parë Botërore ka qenë një nga qytetet e rëndësishme për Athinën zyrtare. Në vitin 1997, Greqia ngriti konsullatën e dytë pas asaj të Gjirokastrës, ndërkohë që ka promovuar ekzistencën e një “minoriteti grek” në Korçë.

Për këtë qëllim janë mbështetur qytetarët me origjinë vllehe, të cilët quhen si “grekë” nëpërmjet letrave të homogjenitetit.

Por kjo situatë ishte e mundur në vitet e para të postkomunizmit ku varfëria ndikoi në shumë vendime njerëzore, ku në lokalet e qytetit këndohej 90% greqisht dhe ku bizneset e mëdha të qytetit ishin krijuar e mbështetur nga grekët.

Sot ka një panoramë krejtësisht tjetër: Korça është një qytet “tjetër”, ku është rikthyer shkëlqimi që ajo ka pasur në shekullin e kaluar si ekonomikisht dhe kulturalisht.

Siç ndodhte përpara 100 vitesh, në Korçë dynden një numër i madh qytetarësh grekë nga Kosturi apo edhe Selaniku, si turistë, për të kaluar një “fundjavë  tipike shqiptare”. Ky përjetim po i dhurohet dhe Nikos Kotzias, me pak ezan në sfond. Po varet çdo të prodhojë…/tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve
Politikë

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Next Post
E “ulur në dy karrige”, Serbia në pritje të helikopterëve dhe tankeve ruse

E "ulur në dy karrige", Serbia në pritje të helikopterëve dhe tankeve ruse

“Uashington Post”: Turqia po përgatitet për një luftë me aleatët e SHBA-së

"Uashington Post": Turqia po përgatitet për një luftë me aleatët e SHBA-së

Probleme me dhjamin rreth zonës së barkut? Kjo pije ju shpëton

Probleme me dhjamin rreth zonës së barkut? Kjo pije ju shpëton

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni