Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kostoja e orarit të punës: më e ulëta në Bullgari, më e larta në Luksemburg

Të dhënat në raportin e Eurostat-it u referohen kompanive me 10 ose më shumë punonjës, përfshirë edhe praktikantët

by te Sheshi
10/04/2023
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Kostoja e orarit të punës: më e ulëta në Bullgari, më e larta në Luksemburg

Kostot e punës për orë në vendet e Bashkimit Evropian janë rritur në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.

Në vitin 2022, kostot mesatare për orë të punës në të gjithë ekonominë vlerësoheshin në 30.5 euro në BE dhe 34.3 euro në eurozonë, ndërsa një vit më parë ishin përkatësisht 29.0 euro dhe 32.8 euro.

Këto vlerësime rrjedhin nga të dhënat për nivelet e kostos së punës të publikuara pak ditë më parë nga Eurostat.

Kostot mesatare për orë të punës maskojnë dallime të rëndësishme midis vendeve të BE-së, me kostot më të ulëta të punës për orë të regjistruara në Bullgari (8,2 €) dhe Rumani (9,5 €), ndërsa më të lartat në Luksemburg (50,7 €), Danimarkë (46,8 €) dhe Belgjikë (€ 43.5).

Kostot e punës për orë në industri arritën në 30.7 euro në BE dhe 36.6 euro në eurozonë. Në ndërtim, pagat për orë ishin përkatësisht 27.3€ dhe 30.8€. Në shërbime, kostot e punës për orë ishin 30.2 euro në BE dhe 33.3 euro në eurozonë. Në sektorin joreal, pa përfshirë administratën publike, pagat për orë ishin përkatësisht 31.3€ dhe 34.8€.

Sipas një analize të Eurostat, dy komponentët kryesorë të kostove të punës janë pagat dhe mëditjet dhe kostot jo-paga, siç janë kontributet sociale të punëdhënësve. Pjesa e kostove jo-paga në totalin e kostove të punës për të gjithë ekonominë ishte 24.8 për qind në BE dhe 25.5 për qind në eurozonë. Pesha më e ulët e shpenzimeve jo-paga u regjistrua në Lituani (5.4 përqind) dhe Rumani (5.3 përqind), dhe më e larta në Francë (32.0), Suedi (31.9) dhe Itali (27.8 përqind).

Kostot e punës për orë u rritën më së shumti në Bullgari

Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, kostot e punës për orë në mbarë ekonominë e shprehur në euro u rritën me pesë për qind në BE dhe me 4.7 për qind në eurozonë.

Brenda eurozonës, kostot e punës për orë u rritën në të gjitha vendet anëtare. Rritja më e madhe u regjistrua në Lituani (+13.3 përqind), Irlandë (+9.3 përqind) dhe Estoni (+9.1 përqind).

Për vendet e BE-së jashtë eurozonës, kostot e punës për orë të shprehura në monedhën kombëtare u rritën në vitin 2022 në të gjitha vendet, me rritjen më të madhe të regjistruar në Bullgari (+15.3 përqind), Hungari (+13.9 përqind), Rumani (+12.2 përqind) dhe Polonia (+11,7 për qind), ndërsa më së paku u rritën në Danimarkë (+2,3 për qind).

Në vitin 2022, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian hoqën gradualisht skemat e mbështetjes të prezantuara në vitin 2020 dhe i zgjatën në 2021 për të zbutur ndikimin e pandemisë COVID-19 tek kompanitë dhe punonjësit. Ato kryesisht përbëheshin nga marrëveshje pune afatshkurtra dhe pushime të përkohshme nga puna, të cilat kompensoheshin plotësisht ose pjesërisht nga shteti.

Këto programe përgjithësisht regjistrohen si subvencione ose ulje tatimore me një shenjë negative në komponentin e kostos së punës jo-paga. Prandaj, heqja graduale e skemave të mbështetjes në lidhje me COVID-in po jep një kontribut pozitiv në rritjen e kostos së punës për orë.

Kostot totale

Kostot totale të punës i referohen shpenzimeve totale të bëra nga punëdhënësit për të punësuar personelin e punës. Ato mbulojnë kostot e pagave dhe kostot jo-paga minus subvencionet. Ato përfshijnë koston e formimit profesional apo shpenzime të tjera si shpenzimet e punësimit, shpenzimet për rrobat e punës etj.

Kostot e pagave përfshijnë kompensimin e drejtpërdrejtë, shpërblimet dhe shtesat e paguara nga punëdhënësi për punonjësit në këmbim të punës së kryer, pagesat për kursimet e punonjësit, pagesat për ditët e papunuara dhe kompensimin për nevoja të tjera si ushqimi, pijet, karburantet, makinat e kompanisë, etj.

Kostot jo-paga përfshijnë kontributet sociale të punëdhënësve plus taksat e punësimit të cilat konsiderohen si kosto pune minus subvencionet, të destinuara për të rikuperuar një pjesë ose të gjithë koston e kompensimit të drejtpërdrejtë të punëdhënësit.

Të dhënat për kostot e punës të paraqitura në raportin e Eurostat-it u referohen kompanive me 10 ose më shumë punonjës, duke përfshirë edhe praktikantët. Vlerësimet janë nxjerrë nga ekstrapolimi i të dhënave të kostos së punës për orë nga Anketa e Kostos së Punës 2020 (LCS) e shprehur në monedha kombëtare duke përdorur Indeksin tremujor të Kostos së Punës (LCI) të raportuar nga shtetet anëtare.

Për të llogaritur vlerësimet monetare në euro dhe për të nxjerrë agregatët evropianë, janë përdorur kurset mesatare vjetore të këmbimit. Përdoret LCI i cili nuk është i rregulluar për efektet kalendarike, me përjashtim të Danimarkës, Suedisë, Islandës dhe Norvegjisë, ku disponohen vetëm të dhëna të rregulluara me kalendar.

Kur bëhet fjalë për Austrinë, Spanjën, Finlandën dhe Islandën, të dhënat janë marrë nga burime kombëtare, ndërsa në rastin e Kroacisë, vlerësimet bazohen në Anketën e Kostos së Punës nga viti 2016. Raporti nuk përdori të dhëna për kostot e orarit të punës në bujqësi, peshkim dhe pylltari, si dhe kostot e orarit të punës në aktivitetet e personave të angazhuar në punët e shtëpisë për të prodhuar shërbime për nevojat e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”
Diplomaci

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Next Post
Hoxha i njohur kosovar del në pension, i dhurohet një Mercedez luksoz

Hoxha i njohur kosovar del në pension, i dhurohet një Mercedez luksoz

“Bllaca ‘99”: për t’u kujtuar e për t’u harruar!

“Bllaca ‘99”: për t’u kujtuar e për t’u harruar!

A janë rrënjët irlandeze përcaktuese për identitetin politik të Bidenit?

A janë rrënjët irlandeze përcaktuese për identitetin politik të Bidenit?

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni