Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë, mjekët paralajmërohen të zgjedhin sektorin publik ose privat

by Te Sheshi
31/10/2019
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosovë, mjekët paralajmërohen të zgjedhin sektorin publik ose privat

Paralajmërimi për detyrimin ligjor të mjekëve që të zgjedhin mes punës në sektorin publik dhe në atë privat, po komentohet në mënyra të ndryshme nga vetë stafi mjekësor.

Duke e konsideruar gjendjen në sektorin e shëndetësisë si jo të mirë, ndër masat e para që kandidati i vetëm deri më tani për kryeministër, Albin Kurti, ka paralajmëruar, është që mjekët të përcaktohen nëse duan të punojnë në institucionet publike shëndetësore apo ato private.

“Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga spitalet publike dhe t’i akomodojnë ata në ordinancat e tyre private pas orarit të punës”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, mjekët e shohin në mënyra të ndryshme këtë paralajmërim të Kurtit, i cili shihet si kryeministër në ardhje.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se deklarata e z. Kurti është e ngutshme, pasi sektori publik shëndetësor ka shumë punë para se të merret vendimi në fjalë. Sipas tij, sektori shëndetësor vazhdon të ketë mungesë të kuadrove.

“Është vendim i Gjykatës Kushtetuese që e lejon punën në dy sektorë dhe kjo duhet të vlejë edhe për profesione tjera. Janë njerëz të të gjitha fushave që punojnë pasdite në sektorin publik, si ekonomistët, juristët, profesorët e të tjerë. Andaj, nuk duhet atakuar vetëm mjekët. Kjo nuk përkon edhe me Gjykatën Kushtetuese”, tha Syla.

“Neve na mbetet që pas emërimit të Albin Kurtit si kryeministër, të bisedojmë me të dhe ai t’i dijë modalitetet se si vjen deri te kjo gjendje, andaj duhet të ketë shumë kujdes, pasi mund të krijojë një hendek në sistemin publik, pasi shumë prej tyre (mjekëve) mund të vendosin të punojnë në sektorin privat”, tha Syla.

Në anën tjetër Hamdi Ramadani nga Shoqata e Infektologëve të Kosovës, njëherësh ish-drejtor i Klinikës Infektive, mbështet Kurtin, duke thënë se do të ishte më mirë që mjekët të zgjedhin mes sektorit publik ose atij privat, ndonëse thotë se ka mungesë të mjekëve dhe do të mundë të krijohej një zbrazësi.

“Është shumë e vështirë të punohet nga mëngjesi deri në orën 15:00 në sektorin publik, e më pas të vazhdohet në sektorin privat. Mendoj që është më e mirë të zgjedhin mjekët. Unë për sa vjet pune, asnjëherë nuk kam punuar në sektorin privat, jam koncentruar në sektorin publik. Mandej mund të them se ka pasur keqpërdorime nga ana e mjekëve, duke i referuar pacientët në sektorin privat”, thotë Ramadani.

“Por njëkohësisht duhet që edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore të fillojë të zbatohet në mënyrë që mjekët të punojnë në njërin sektor”, thotë ai.

Sektori publik shëndetësor sipas profesionistëve të kësaj fushe, vazhdon të mos ofrojë kushte adekuate për trajtim cilësor të pacientëve. Edhe mungesa e mjekëve në fusha të caktuara krijon vështirësi në trajtimin e pacientëve.

Blerim Syla thotë se edhe ikja e mjekëve nga Kosova ka qenë problem në vete që ka shkaktuar mungesë të kuadrove, sidomos në sektorin publik.

“Ikja e mjekëve nga Kosova për në vendet tjera nuk ka të ndalur. Edhe Ligji i ri për Paga nuk i plotëson kërkesat e mjekëve. Ne kemi qenë modest në kërkesat e mjekëve. Ata mund të zgjedhin sektorin privat. Mendoj se zoti Kurti është ngutur me deklaratën dhe duhet të shqyrtohet kjo çështje”, thekson Syla.

Sipas tij, sektori publik nuk i ofron kushtet minimale të shërbimeve që duhet t’i marrë qytetari i Kosovës, andaj thotë se institucionet duhet të përqendrohen në këtë problematikë.

Ndryshe, pagat e mjekëve specialistë në sektorin publik janë rreth 600 euro në muaj. Kurse me Ligjin e ri për Pagat, nga muaji dhjetor i këtij viti, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. Mjeku specialist pagën mujore do ta ketë rreth 1200 euro. /REL/tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Siria dhe Jemeni, diplomacia turke: ja dallimi ynë me mbretëritë arabe

Siria dhe Jemeni, diplomacia turke: ja dallimi ynë me mbretëritë arabe

Kërcënimi i pretenduar, një badigard i “qepet nga pas” deputetes Hajdari

Kërcënimi i pretenduar, një badigard i "qepet nga pas" deputetes Hajdari

“Jo”-ja e negociatave, Hahn jep sihariqin: së shpejti vjen “Po”-ja

"Jo"-ja e negociatave, Hahn jep sihariqin: së shpejti vjen "Po"-ja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni