Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë: Kundërshtohet ndërrimi i mënyrës së rimbursimit për kuponët fiskalë

by Te Sheshi
24/09/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosovë: Kundërshtohet ndërrimi i mënyrës së rimbursimit për kuponët fiskalë

Nga Bashkim Kastrati

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) së shpejti pritet të ndryshojë mënyrën e rimbursimit të tatimpaguesve, ku shpërblimet nga mbledhja e kuponëve fiskalë do të bëhen përmes lojës shpërblyese, e jo përmes kthimit të parave. Por një gjë e tillë po kundërshtohet nga ana e Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, por edhe nga qytetarët.

Sipas tyre, kjo mënyrë shpërblimi është jotransparente dhe gjithmonë lë hapësirë për dyshime.

Një pjesë e madhe e qytetarëve prej se ka filluar rimbursimi përmes kuponëve fiskalë i kanë mbledhur ato dhe sadopak kanë përfituar, ani pse për t’i dërguar duhet që të paguhen 0.50 cent për një zarf, dhe gjithashtu paguhet edhe TVSH-ja edhe në ato pak para që rimbursohen. Por disa familje janë marrë më seriozisht me këtë mënyrë të rimbursimit, duke i mbledhur kuponët, duke bërë deri në 8-10 zarfe, dhe duke i dërguar në ATK, në mënyrë që të përfitojnë rreth 10 euro për secilin zarf të dërguar.

Ideja e rimbursimit përmes kuponëve fiskalë ka qenë që qytetarët të vetëdijësohen se duhet që t’i marrin kuponët fiskalë për çdo produkt që e paguajnë, dhe në këtë mënyrë të ulet evazioni fiskal. Por siç duket, interesimi i madh i qytetarëve i ka tejkaluar parashikimet e ATK-së, dhe tani po mendohet që të ndryshohet diçka. Kjo për faktin se që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani, ATK i ka rimbursuar 438 mijë e 660 qytetarë me 7.8 milionë euro. Ndoshta kjo është arsyeja që të mos shpenzohen aq para dhe të krijohet një lojë shpërblyese, nga e cila do të fitonin vetëm një pjesë e qytetarëve.

Këtë e ka thënë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Ymeri, gjatë një emisioni në televizionin Klan Kosova.

“Këto tremujorë do të vazhdojë; ne jemi duke bërë një proces të adutimit, dhe ka disa rekomandime që të shkohet me forma të tjera të nxitjes së qytetarëve, të organizimit të lojërave të fatit, shpërblime të ndryshme, gjë që do të jetë e lehtë për Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore, dhe do të ketë përfitim më të madh për ata që marrin pjesë në këto ngjarje”.

Por deri më tani ende nuk ka një vendim zyrtar, dhe ATK-ja ka deklaruar se qytetarët do të njoftohen me kohë për ndryshime të tilla.

Ndërsa qytetarët thonë se nëse ATK-ja do të aplikojë rimbursimin e kuponëve në këtë mënyrë, atëherë do të bjerë interesimi i tyre për të mbledhur kuponë fiskalë, pasi ata nuk besojnë në korrektësinë e lojës shpërblyese, duke shprehur dyshime për manipulime eventuale.

Loja shpërblyese eksperiment i dështuar

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori”, ka thënë për tesheshi.com se ATK-ja akoma nuk e njeh qytetarin konsumator për taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës – për të cilin ai ka mandat përkujdesjeje. Sipas tij, ky autoritet akoma nuk ka nisur komunikimin zyrtar me organizatën “Konsumatori”, ndaj as që na informon për planet apo projektet që ia destinon qytetarit konsumator taksapagues.

“Po, kemi dëgjuar nga mediumet e informimit publik për paralajmërimin e ‘Lojës kupon-fiskale shpërblyese’; janë intervistuar nga shumë mediume e gazetarë, por zyrtarisht nuk di asgjë. Injorimi i qytetarit konsumator taksapagues nga ATK-ja dhe të tjerët nuk është ogur i mirë për nivelin profesional, etik, juridiko-ligjor, të tyre. Ky injorim i sistemit financiar, në veçanti i sistemit fiskal, po i sjell dëme të mëdha Republikës së Kosovës. ‘Eksperimentimi’ i pasuksesshëm për 17 vite të pasluftës ia mohon buxhetit të shtetit për çdo vit nga 3.5 miliardë euro,” thotë Kaçaniku, duke shtuar se edhe  pakoja fiskale, edhe rimbursimi, ishin eksperimente të pasuksesshme, për të cilat askush nuk mbajti përgjegjësi. Eksperiment i dështuar, sipas tij, do të jetë edhe loja shpërblyese.

Po sipas tij, në mungesë të profesionalizmit, ideve, inovacionit dhe përkushtimit, nisen projekte që apriori dihet se do të dështojnë. Ai thotë se për shkak të pazareve politike brenda institucioneve, kuvendit, qeverisë dhe ministrive, opinionit i shërbehen projekte sa për “t’i hedhur hi syve qytetarit konsumator e taksapagues”.

Duhet të ndalen politikat e arnimit

Kaçaniku thotë se institucionet e Republikës së Kosovës po i gjejnë burime financimi shtetit, po i sigurojnë mirëqenie të përgjithshme dhe individuale, duke i mbajtur që të dy duart në xhepat e qytetarit konsumator e taksapagues.

“Tjetër formulë nuk dinë; as që janë të disponuar të lodhen për ta gjetur një formë ndryshe për financimin e shtetit, duke i nxjerrë duart nga xhepat e qytetarit konsumator taksapagues. Organizata ‘Konsumatori’ e ka formulën dhe vullnetin për të kontribuuar në drejtim të trefishimit të Buxhetit të Kosovës pa u marrë me arnime dhe pa i mbajtur duart në xhepat e qytetarit konsumator taksapagues,” theksoi Kaçaniku.

Ai mendon se qytetari konsumator-taksapagues është i dëmtuar me politikat e arnimeve dhe me projektet që ofendojnë inteligjencën e taksapaguesit. Sipas tij, të dëmtuar ishim me të gjitha variantet e politikave fiskale, edhe me injorimin dhe mashtrimin me rimbursimin, e do të jemi edhe me lojën shpërblyese.

“Nëse kemi parasysh faktin se as në rimbursim nuk morën pjesë, as në lojën shpërblyese që nuk do të marrin pjesë ndërmarrjet publike me dhënien e kuponëve fiskalë, as bankat komerciale, as shërbimet e Administratës Publike (Qendrore e Lokale), as nënkuptohet ndershmëria e të gjitha projekteve fiskale dhe qëllimi i dëmtimit të qytetarit konsumator taksapagues, sepse kanë deficit idesh e përkushtimi që arkën e shtetit ta mbushin me veprime të ndershme socio-ekonomike- financiare,” u shpreh Kaçaniku. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor
Ekonomi

Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor

11/07/2025
Next Post
Saimir Tahiri: ju tregoj Lulzim Bashën me një trafikant droge

Saimir Tahiri: ju tregoj Lulzim Bashën me një trafikant droge

Nga Mark LANDLER*: Distancimi i Obamës nga Siria, ndërsa vazhdojnë masakrat

Nga Mark LANDLER*: Distancimi i Obamës nga Siria, ndërsa vazhdojnë masakrat

Magnetët e parë smart

Magnetët e parë smart

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni