Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeverisja e Prishtinës: të dhënat që e nxjerrin lakuriq përballë premtimeve për vende pune

by te Sheshi
01/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeverisja e Prishtinës: të dhënat që e nxjerrin lakuriq përballë premtimeve për vende pune

Nga Bashkim Kastrati

Niveli i lartë i papunësisë mbetet një ndër problemet më të mëdha në Kosovë. Duke marrë parasysh këtë situatë, ka premtime të shumta sidomos në fushata parazgjedhore se do të hapen vende të reja të punës, veçanërisht në sektorin privat. Kjo thuhej se do të realizohej përmes krijimit të kushteve për të sjellë investitorë të huaj, ndërsa flitej edhe për krijimin e fondit të punësimit, për realizmin e të cilit nuk dinin të tregonin as ata që e kishin iniciuar si ide, ndonëse përmendeshin shifra me miliarda euro për realizimin e këtij plani.

Këtë plan e kishte publikuar në zgjedhjet e fundit nacionale Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Përmes të ashtuquajturit Fondi i Punësimit premtohej krijimi i 200 mijë vendeve të reja të punës. Ndërsa rivali kryesor i PDK-së në këto zgjedhje, thash partner i koalicionit qeveritar, Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte premtuar 120 mijë vende të punës. Një garë kjo partiake se kush premton më shumë.

Por, dhjetë muaj pas krijimit të qeverisë, nuk po duket askund shenjat e krijimit të këtyre vendeve të punës. Nuk flitet për ardhje të investimeve të huaja, por ka rënie të tyre, pasi që Kosova konsiderohet si një vend i pasigurt për investime kapitale.

Por kryeministri Mustafa ende nuk e ka gjetur formulën e krijimit të vendeve të punës për të përmbushur premtimin e dhënë, ndërsa në këtë drejtim nuk po i ndihmon partneri i koalicionit Hashim Thaçi, për t’ia dhënë “formulën” e punësimit. Nëse qeverisja nën udhëheqjen e Thaçit do të krijonte fondin e punësimit prej 1.5 miliardë eurove, pse të mos krijohet ky fond edhe tani?

Tesheshi.com për të matur krijimet e vendeve të reja të punës në këtë mandat qeveritar, i ka marrë të dhënat e kontribuuesve të rinj në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Të dhënat tregojnë se ka një numër të vogël të të punësuarve, ndërsa duhet cekur se këta kontribuues në Trust mund të jenë të punësuar edhe në sektorë tjerë që nuk janë krijuar nga politikat qeverisëse, p.sh në OJQ të ndryshme dhe vende të tjera. Rreth 11 mijë persona konsiderohet se punojnë në organizata joqeveritare.

Nga 1 janari deri me 30 qershor 2015 janë regjistruar 13 mijë e 504 kontribues të ri, ndërsa po në këtë periudhë kohore janë pensionuar 2 mijë e 763 persona. Nëse bëjmë një kalkulim i bie që për gjashtë muaj të qeverisë Mustafa janë punësuar 10 mijë 741 persona. Ky numër i të punësuarve është mjaftë i vogël për të zbutur papunësinë, sepse sipas sindikatave të punëtorëve, në Kosovë për çdo vit futën në tregun e punës mbi 30 mijë të ri.

Ndërsa më mirë nuk qëndrojnë as statistikat e dy viteve paraprake. Në vitin 2013 kishte 29 mijë e 97 kontribues të ri, ndërsa kishte 3 mijë e 567 të pensionuar. Që nëse bëjmë një kalkulim i bie që numri real i kontribuuesve të ri ishte 25 mijë e 530.

Ndërkaq, në vitin 2014 kishte 25 mijë e 897 kontribues të ri, por u pensionuan 4 mijë e 45 kontribuues në Trust, që do të thotë se në këtë vit numri real i kontribuuesve të Trustit, përkatësisht i të punësuarve zyrtar është 21 mijë e 852.

Partitë opozitare në vazhdimësi kanë deklaruar se premtimet elektorale për krijimin e 200 mijë, përkatësisht 120 mijë vendeve të punës, kanë qenë vetëm sa për të marrë votat dhe se me mënyrën e punës se si po bëhet, nuk ka asnjë shans që të krijohen aq vende të reja të punës.

Papunësia tek të rinjtë deri në 70 %

Pjesa më e madhe që është e prekur nga papunësia është grupmosha e re e popullatës. Edhe pse një pjesë e madhe e kësaj grupmoshe janë të shkolluar në nivel universitar, mundësia për një vend pune mbetet e vogël.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, papunësia në Kosovës arrin në 35.5 %, ku Shkalla e papunësisë të meshkujt është  33.1 % Shkalla e papunësisë te Femrat 41.6 %.

Por të dhënat e ekspertëve të ekonomisë, instituteve dhe OJQ-ve në Kosovës, të dala nga hulumtime dhe analiza të ndryshme, flasin për shifra, ku papunësia konsiderohet të jetë mbi 45 %.

Ndërsa më shqetësuese është fakti se sipas shoqërisë civile, në Kosovë për moshën deri në 30 vjeç papunësia shkon deri në 70 %, ku nga 10 të rinj 3 janë të punësuar.

Çdo i 18-ti kosovar punon në administratën e shtetit

Institucionet shtetërore janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë. Në një analizë të Institutit për Studime të Avancuara – GAP me titull “Madhësia e administratës publike në Kosovë – Propozim për uljen e numrit të të punësuarve në administratën publike”, të botuar së fundmi, thuhet se në institucionet shtetërore dhe në administratën publike janë mbi 91 mijë të punësuar, pra një ‘magnat’ që Kosovës vetëm i krijon shpenzime të mëdha buxhetore.

Ekspertë vendas, por edhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, i kanë dhënë vërejtje Qeverisë së Kosovës për uljen e numrit të të punësuarve në administratën publike. Ndërsa duhet cekur, se shumica e këtyre punësimeve bëhen mbi baza të preferencave politike, duke punësuar militantë dhe përkrahës të partive politike, kështu duke shtrirë patronazhin politik dhe kilientelizmin në institucione shtetërore.

Ndryshe, Komisioni Europian i ka vënë Kosovës kusht reformimin e administratës publike, si një nga katër kushtet kyçe, për negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Marsi ka qenë si Toka: kishte lumenj e oqeane dhe ja çfarë ndodhi… (i njëjti fund edhe për ne?)

Marsi ka qenë si Toka: kishte lumenj e oqeane dhe ja çfarë ndodhi... (i njëjti fund edhe për ne?)

Në ndihmë të refugjatëve: tashmë kushtetuta gjermane dhe në arabisht

Në ndihmë të refugjatëve: tashmë kushtetuta gjermane dhe në arabisht

Nga Enklid PELARI: Kush do të fitonte në duelin e hamendësuar Berisha dhe Meta karshi Ramës e Bashës?

Nga Enklid PELARI: Kush do të fitonte në duelin e hamendësuar Berisha dhe Meta karshi Ramës e Bashës?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni