Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me kreun e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havollit, ka kërkuar nga ai që të angazhohet në ngritjen profesionale të avokatëve, në mënyrë që edhe ata ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.
PSH dhe OAK u pajtuan që të kujdesen që prokurorët dhe avokatët të zbatojnë kodet etike të tyre, sidomos gjatë prononcimeve publike të avokatëve të respektohen palët në procedurë dhe të ruhet dinjiteti i tyre. /tesheshi.com/