Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë: fëmijët e kthyer nga Siria, frikë sa herë që shohin aeroplanë a dëgjojnë krisma

by Te Sheshi
30/10/2019
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosovë: fëmijët e kthyer nga Siria, frikë sa herë që shohin aeroplanë a dëgjojnë krisma

Sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndjenja frike.

Një gjendje e tillë, vjen si pasojë e traumave që kanë përjetuar gjatë luftës në Siri, thotë Valbona Tafilaj, psikiatër dhe koordinatore për shëndet dhe shëndetin mendor për fëmijët dhe gratë e kthyera nga Siria. Tafilaj ishte ndër të parat nga profesionistët shëndetësorë që u takua me këta fëmijë.

Sipas saj, shumica prej 74 fëmijëve sa u kthyen nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti, kanë shfaqur këto simptoma.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Tafilaj tregon se fillimisht ishte e vështirë të merrej me 100 qytetarë të kthyer.

Si fëmijët, ashtu edhe gratë, thekson ajo, kanë përjetuar trauma gjatë kohës sa kanë qëndruar në zonat e konfliktit në Siri.

“Vetë fakti që po kthehen 100 veta përnjëherë…, ka qenë i vështirë. Kanë paraqitur simptoma, siç janë ato të pagjumësisë, të frikës, të krismave të mëdha, të zhurmave të mëdha. Këto janë disa prej traumave, simptomave që kanë shfaqur. Kemi pasur fëmijë, të cilët kanë pasur frikë nga aeroplani, për shkak të luftimeve që atje kanë qenë dhe jemi marrë seriozisht me atë pjesë”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se periudha prej gjashtë muajve e trajtimit të grave dhe fëmijëve po shkon, sipas saj, shumë mirë.

“Tash nuk ka zhurma, nuk ka luftë, nuk ka bombardime dhe janë duke u rritur si të gjithë fëmijët e tjerë. Kur vjen prej një vendi ku zhvillohen luftëra, ku gjatë gjithë kohës ka pasur luftime, atëherë normalisht që nuk presim dikë që do të vijë në gjendje normale, pa asnjë problem. Por, kemi hasur në probleme që janë të natyrës dhe që i përgjigjen stresit post-traumatik- PTSD, të cilat zakonisht përjetohen dhe përfitohen në vendet ku ka luftime të ashpra”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se ajo dhe mjekë të tjerë, vazhdojnë t’i vizitojnë gratë dhe fëmijët e kthyer.

Në kuadër të programeve të ri-integrimit, fëmijët e kthyer nga zonat e luftës, janë duke vazhduar mësimet në disa shkolla të Kosovës.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

“Procesi i ri-integrimit i të gjithë fëmijëve të kthyer nga vatrat e luftës, është duke shkuar shumë mirë. Ne, Ministria e Arsimit, jemi në kontakte të drejtpërdrejtë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me drejtorët e shkollave. Mësimi është duke u zhvilluar shumë mirë për ta”, thotë Jaha.

Jaha thekson po ashtu se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me UNICEF-in dhe OSBE-në, janë duke ofruar trajnime për mësimdhënës dhe për psikologë të shkollave, në të cilat po vijojnë mësimin nxënësit e kthyer.

“Jemi duke punuar intensivisht në bashkëpunim me UNICEF-in, OSBE-në, komunat dhe organizata e tjera, që të ofrojmë një ambient sa më të mirë dhe sa më miqësorë për këta fëmijë”, thotë ajo.

Në javën e fundit të prillit të këtij viti, në Kosovë u kthyen 110 qytetarë nga Siria.

Katër prej tyre ishin luftëtarë të huaj, 74 fëmijë dhe 32 gra, derisa në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se kur mund të kthehen. REL/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Zaev: paçka zhgënjimit nga BE, “Jo” Bashkimit Euroaziatik

Zaev: paçka zhgënjimit nga BE, "Jo" Bashkimit Euroaziatik

Në Macondon e famshme të Gabriel García Márquez, fshatin mitik të “Njëqind vjet vetmi”

Në Macondon e famshme të Gabriel García Márquez, fshatin mitik të "Njëqind vjet vetmi"

Nikosia, “Jerusalemi” i Greqisë dhe Turqisë: parajsa me gjemba që mban larg myslimanët dhe ortodoksët

Nikosia, "Jerusalemi" i Greqisë dhe Turqisë: parajsa me gjemba që mban larg myslimanët dhe ortodoksët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni