Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për njohjen e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.
“Është lajm i mirë që Qeveria e Kosovës ka miratuar procesin për njohjen e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës. Kjo tregon gatishmërinë e Kosovës për t’i dhënë të gjithëve një shans”, ka shkruar ambasadori në Facebook.
/tesheshi.com/