Një person në Kosovë për pak sa nuk e ka humbur jetën pasi duke tentuar të ndërtojë një armë zjarri është plagosur.
Policia njofton se një qytetar nga Liqeni i Badovcit e kishte improvizuar një mjet si armë e gjuetisë me të cilën është lënduar dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e gjuetisë kalibri nuk i dihet. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, njofton policia. /tesheshi.com/