ALISON SMALE
The New York Times
STANOVC, Kosovë-Familja e madhe Cakaj ka ndërtuar dhjetra shtëpi këtu, përgjatë rrugës Tony Blair, në mes superkarketit Dubai dhe kazermës së paqeruajtësve francezë. I kanë ndërtuar shtëpitë afër pasi besojnë se kjo afërsi do të sjellë edhe më shumë siguri.
Por së fundmi, familjet e shqiptarëve të Kosovës kanë nisur të thyhen, si pasojë e një ekonomie të shpartalluar, politikë statike dhe hapja rishtas e kufirit serb ka nxitur dhjetëra mijë kosovarë të lënë tokën e tyre halleshumë dhe të kërkojnë një mundësi dhe punë. “Djali im nuk ka zgjidhje tjetër”, thotë Xhevat Cakaj, “por vetëm të lërë fshatin e tij për Gjermaninë, së bashku me gruan dhe 5 vajzat e tij. Ata kanë vetëm një lopë”, thotë ai dhe vazhdon, “shisnin qumësht në tregun e Prishtinës dhe i vetmi mjet që i sillte të ardhura të tjera ishte një furgon(kombi-bus) por autoritetet lokale e mbyllën këtë shërbim.
Sytë i përqëndron në tokën ku familja e tij u fsheh nga serbët në luftën e vitit 1999, e më pas shfryn për ironin e fatit: “Askush nuk ikën për qejf”, thotë zoti Cakaj, 64 vjeçar.
Afrim Syla, një 48 vjeçar nga Prishtina, i cili bën petulla dhe i shet për të jetuar, djali i të cilit i është shtuar eksodit pajtohet me këtë mendim: “Dikur ne kosovarët rrinim me zor këtu dhe stabilizonim jetën tonë, ndërsa tani po ikim me dëshirë”.
Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi NATO, në një luftën e saj largoi nga Kosova 850 mijë forca ushtarake dhe policore, shqiptarët e dëbuar nga serbët u kthyen në shtëpitë e tyre, por tani fluksi është kthyer mbrapsht. Prej 4 muajsh autobusë të shumtë mbushen me shqiptarë të Kosovës që shkojnë drejt Serbisë, në kufirin poroz(me vrima) me Hungarinë, e cila është anëtare e Bashkimit Europian..
Shqiptarët e kalojnë këtë kufi në këmbë shpesh të pa vëzhguar nga askush. Kur kapen nga zyrtarët hungarezë dhe mbahen në birucë vetëm për pak kohë. Shumë prej tyre janë të joshur nga “guida” që natyrisht është serb, apo ndonjë i afërm në Austri, Zvicër, Gjermani, Skandinavi dhe duke lëvizur lirisht në vendet e BE , bëjnë rrugën drejt tyre. Por shqiptarët e Kosovës, pjesa më e madhe e tyre muslimanë, nuk se priten me krahë hapur. Nga ana tjetër ata janë të lidhur shumë me tokën e tyre, më shumë fizikisht nëse jo financiarisht dhe sigurohen që të marrin statusin e azilit.
Ndryshimi i situatës ka ndikuar shumë nga dora e hekurt që Europa Perëndimore po e trajton çështjen e emigracionit duke privuar kështu nga mundësia për stabilitet dhe mundësi, popujt e Ballkanit.
Në staconin e autobusëve të Prishtinës, flota e autobusëe që nisen fillon nga dy e shkon deri në 12. Aty një komunikatë e madhe rendit 10 arsye për të mos emigruar, një nga cilët është ajo që Kosova për të cilën shqiptarët luftuan me aq forcë, ka nevojë shumë për njerëzit e saj. Por të bindësh njerëzit të qëndrojnë dhe të riintegrohen ata që kthehen me forcë, është një sfidë e vështirë.
“Pritet të kalojmë një pranverë e vështirë”, thotë Samuel Zbogar, një diplomat slloven që drejton misionin e Bashkimit Europian në Kosovë.
Askush nuk e di me saktësi kur dhe pse ka nisur eksodi, por ai ishte befasues në shpejtësinë dhe intensitetin e tij. Zyrtarët në Austri dhe në Gjermani i ranë zileve të alarmit që në janar, pasi u regjistrua një interes i madh i shqiptarëve të Kosovës për të marrë azil. “Krisma” e menjëhershme ishte një mundësi e freskët në kufi. Kosovarët, më të varfër dhe ndryshe nga fqinjët e tyre ballkanikë në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë, nuk kanë akses për të udhëtuar pa viza në Europë. Gjë që kontribuon në izolimin dhe rritjen e manisë së braktisjes. Këtë e thonë si liderët politikë, zyrtarët dhe analistë të pavarur.
Marrëveshja e arritur vjeshtën e shkuar, përpjekje e vazhdueshme e fuqive perëndimore për një bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve ka krijuar më shumë pika kufitare me Serbinë dhe e kanë rritur më shumë mundësinë për të kaluar me dokumente të thjeshta identifikimi. Pas kësaj autobusët më kanë marrë rrugën drejt veriut.
Ndërkohë që shumë kosovarë shpresuan shumë kur fituan luftën e ashpër me serbët dhe kur arritën pavarësinë në 2008, shumë, veçanërisht të rinjtë tonë se nuk shikojnë asnjë prespektivë.
Disa ndjejnë një sens pasigurie, pjesërisht prej statusit territorial të vendit. Rusia, aleate e Serbisë prej një kohe të gjatë nuk e ka njohur dhe shumë vende e shohin pavarësinë si një sinjal për separatistët e shtëpisë së tyre. Kina, është nën presion për të çliruar Tibetin dhe 5 nga 28 anëtarët e Bashkimit Europian, më e njohura Spanja është e shqetësuar për Katalonjën. Brenda vendit Kosova është rimëkëmbur. Zgjedhjet e qershorit të shkuar mbajtën situatën pa zgjidhur për muaj, derisa partia e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, një hero i luftës kundër Serbisë, së fundmi i akuzuar nga kritikat si i etur për pushtet dhe i korruptuar, la muskujt mënjanë dhe zgjodhi rrugën e qeverisjes me koalicion. Zoti Thaçi është tani Ministër i Jashtëm.
Telashi shtesë në këtë vend është ekonomia. Në rajon, parë nga ana demokrafike Kosova është territori më i ri, me një moshë mesatare 27 vjeç në një popullsi prej 2 milionë. Në këtë suazë Kosova ka nevojë të ngutshme për një rritje ekonomike prej 7% në vit dhe rritja e punësimit duhet të jetë nga 25 mijë deri në 30 mijë vende pune për të rinjtë, që qeveria thotë se kjo shifër përfundon shkollën çdo vit. “Investimet direkte nga kompani të huaja janë 270 milionë dollar në vit, sa gjysma e tyre që ka qenë në vitin 2007, thotë Lumir Abdixhiku, drejtori ekzekutiv i Riinvest, një grup i pavarur kërkimesh.
Austria ka regjistruar 1901 aplikime për azil nga qytetarët e Kosovës në 2014, por vetëm në janar të këtij viti u regjistruan 1029, thekson. Karl-Heinz Grundböck, në ministrinë e Brendshme në Vjenë. Në mesin e shkurtit Gjermania ka regjistruar 18 mijë aplikime të kosovarëve që nga 1 janari i këtij viti.
Ndërkaq, në Kosovë, Ministria e Arsimit numëron rreth 5600 nxënës që mungojnë. Por Europa Perëndimore është në këtë moment e mbushur nga regugjatë që vijnë prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës dhe gjen vështirësi të integrojë emigrantët muslimanë. Strehimi është aq i keq sa shumë të ardhur nga Kosova qëndrojnë në kazermat e vjetra të ushtrisë së SHBA në Heidelberg, Gjermani.
Në këtë vend, përmbytja nga kosovarët është ulur tashmë në rreth 200 të ardhur në ditë, nga 1400 të tillë që u regjistruan në shkurt.
Kryeministri Isa Mustafa, një 63 vjeçar, tani përballet me sfidën e mbajtjes së shqiptarëve të Kosovës në shtëpi. Një veteran i politikës kosovare, ai thekson se ka shpresë se pakënaqësia tek të rinjtë do të davaritet me pjesmarrjen e tyre në lehtësitë sportive dhe kulturale që i ofrohen Kosovës në verë, që gjithsesi nuk ka as pishina publike dhe rritjen e arsimimit. “Ne do ti çlirojmë njerëzit nga ky izolim” thotë Mustafa.
Shumë vetë e shohin zgjidhjen me heqjen e vizave për në Europë. Zoti Avdixhiku, një analist, thotë se dhënia e mundësisë për 100 mijë kosovarë është një kompensim për braktisjen. “Nuk ishte e drejtë të lihej Kosova si jë dele e zezë për gjithë këto vite, duke dhënë viza vetëm për udhëtimet e biznesit”, thotë ai.
Por qeveritë europiane janë të shqetësuara nga populizmi dhe nacionalizmi i votuesve, i cili varet nga emigrantët nga të gjitha vendet e BE-së përfshirë Bullgarinë e Rumaninë,
Gjermania prêt 300 mijë kërkesa ër azil këtë vit nga 200 mijë që u bënë në vitin 2014. Pra vizat janë të padobishme.
Zoti Zgobar, një diplomat i BE, flet për një rritje të shpenzimeve europiane, rreth 900 milionë dollarë këtë vit, nga 80 milionë që ka qenë. Gjermania dhe të tjerët kanë premtuar më shumë ndihma.
Kritikët thonë se korrupsioni është mbytës dhe ndikon në zhvillimin e vendit. Ata shënjestrojnë qeverinë e re për ndërtimin e autostradave që lidhin Prishtinën me Shqipërinë, ku kostot e tyre ishin shumë të larta.
Ardian Gjini, një drejtues i partisë opozitare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e shpjegon me një anekdotë. “Ndërtimi i autostradave është një veprim i njëjtë me atë që i jep djalit të blejë dy gota verë me 100 euro. Djali kthehet krenar me verën por nuk mund të thotë se ku shkoj kusuri”, thotë zoti Gjini me ironi.
Për familjen Cakaj, problemet nxitën disa novacione. Isa Cakaj, 42 vjeçar tregoi një vizitor rreth shtëpisë së tij, pranë dyqanit të ushqimeve përfshirë një shtëpi dykatëshe, në stallë lopësh dhe një frutore e mbjellë me mollë.
Ai është diplomuar për inxhinier gjeolog, por minierat e Kosovës janë shteruar ose vazhdojnë të jenë të mbyllura. Kështu ai është kualifikuar në mjeksinë ligjre dke ndihmuar gruan, babanë dhe 5 fëmijët me aq sa mundet. Përballë shtëpisë së tij ndodhet një apartament i mirëmbajtur i kushëririt të tij, i cili punon prej vitesh në Gjermani dhe viziton vendin në verë. Shifra e llogaritur e emigrantëve që sjellin në shtëpii i kalon 650 milionë dollar remitanca në vit.
“Nëse ju nuk keni lidhje dhe nuk njihni njerëz nuk ka rrugë për ty që të gjesh punë”, thotë babai i Isa Cakajt, Sherifi. Zyrtarët, thotë ai i irrituar “nuk e çajnë kokën nëse ke ndonjë punë apo jo, ata duan vetëm që të paguhen taksat dhe faturat. Në këto 75 vjet insiston ai kurrë ska qenë më keq. “Gjërat më të këqija ndodhin kur je gjallë, por në fakt ke vdekur. Nëse nuk do të isha kaq i vjetër, do të ikja edhe unë”, thotë ai.
(tesheshi.com)