Brunei, ky sulltanat islam në Azinë e Largët, vendosi heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës. Vendimi u morr gjatë një vizite të presidentes Vjosa Osmani në atë vend, e cila pason atë në Malajzi.
Marrëveshja u nënshkrua nga Osmani dhe nga sulltani Haji Hassanal Bolkiah.
Siç thuhet, ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.
Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjelltë ndërmjet Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit. /tesheshi.com/