Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës është duke punuar në marrjen e njohjeve nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por shtoi se Marrëveshja për Bashkimin e Komunave Serbe (ZSO) nuk do të zbatohet.
Ajo e quajti të dëmshme si marrëveshjen në fjalë e si dhe nismën “Ballkani i Hapur”.
“Vendimet janë marrë me lehtësi të madhe në të kaluarën. ZSO dhe ‘Ballkani i Hapur’ janë dy tema që i kemi analizuar dhe që janë të dëmshme. ZSO krijon një Bosnjë tjetër në Kosovë. Ne nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin që të zbatojmë marrëveshje të dëmshme”, u tha Gërvalla deputetëve të Kosovës. /tesheshi.com/