Ndërsa Shqipëria – më saktë qeveria – i është gëzuar vendimit të BE-së për hapjen e negociatave – gjë që në fakt nuk është se ka ndonjë dobi të shpejtë apo të drejtpërdrejtë mbi standartin e mjerë të jetës së përditshme të popullatës, Kosova nuk është ndjerë sërish mirë pas lajmit që për Vizat janë bërë hapa, porse ato ende nuk po liberalizohen.
Komisioneri Johannes Hahn, tha se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë.
Por që sipas tij, janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje: e para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë, sic tha konkretisht zyrtari i lartë i Brukselit. Kosova prej vitesh prej liberalizimin e vizave, e aq më tepër qeveria, e cila sheh tek ato të vetmin shans për të qëndruar në pushtet. /tesheshi.com/