Kosova po qan këto orë ikjen nga jeta të aktorit e njëherësh ish-deputetit të Vetëvendisjes, Adem Mikullovci.
Ai ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, sipas njoftimit nga familjarët, rreth orës 2 të natës.
I ndjeri, duke qenë një actor më emër, ndër më të njohurit e skenës kosovare, ishte dhe person me impakt të fuqishëm publik.
Adem Mikullovci mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë. Ndërsa në vitin 2017, ai u zgjodh sërish deputet nga e Vetëvendosjes, ku si më i moshuari drejtoi dhe seancën e parë.
Në mesazhet përnderuese për të, është kujtuar fakti se si drejtues parlamenti, ai e hapi seancën me vargjet e Azem Shkrelit: “Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”. /tesheshi.com/