Pak ditë para përfundimit të vitit kalendarik 2017, FIFA e ka bërë publike renditjen e re të përfaqësueseve, ku përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në 3 pozita dhe tani pozicionohet në vendin e 177-të.
Nga ana tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë, nuk ka lëvizur nga vendi që e kishte, dhe mban pozitën e 62-të.
Në vendin e parë mbetet kampionia në fuqi e botës, Gjermania, që u kualifikua në Rusi me 10-të fitore nga po aq ndeshje, dhe është e pamposhtur në 15 ndeshje gjithsej në 2017. Ndërkohë, top-treshen e plotëson Brazili dhe Portugalia. /tesheshi.com/