Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova para një stuhie të re politike: paralajmërime për tensionim të sigurisë në vend

by te Sheshi
27/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Kosova para një stuhie të re politike: paralajmërime për tensionim të sigurisë në vend

Nga Blendi Gashi

Kosova po ecën drejt muajit të dhjetë të krizës politike si pasojë e kundërshtimeve mes qeverisë “Mustafa” dhe partive opozitare për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Siç duket një gjendje e tillë do të vazhdojë deri në momentin kur partitë politike kosovare pajtohen që të shpërbëjnë parlamentin dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e NISMA edhe pse më nuk janë unike kundër qeverisë kanë paralajmëruar se do kundërshtojnë fuqishëm ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin kurdo që vihet si pikë e rendit në ditë në parlament, duke paralajmëruar edhe rikthimin e gazit lotsjellës.

Padyshim se ky është një sinjal i qartë se Kosova po hynë sërish drejt një krize të thellë politike me përmasa të rrezikshme të tenisionimit të situatës së sigurisë në vend.

Një prej opozitarëve të parë që ka paralajmëruar tensionim të situatës është Bilall Sherifi nga NISMA, i cili në një deklaratë dhënë ditë më parë për media ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshje do ta thellonte krizën politike në përmasa të një krize të sigurisë në vend.

bilall-sherifi

“Do të bënin gabim të rëndë, sepse konsideroj që ratifikimi i kësaj marrëveshje  krizën politike do ta thellonte në përmasa të një krize të sigurisë së vendit. Cilat do të jenë mënyrat e kundërshtimit do t’i bëjmë publike në kohën e duhur”, ka thënë Sherifi.

S’ka rehati pa u eleminuar gabimet

Se nuk do të ketë rehati në vend në muajt në vazhdim, e thonë edhe opozitarë të tjerë, analist politik e ekspert të sigurisë.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, nga AAK thotë se Demarkacioni është bërë keq dhe sipas tij qeverua  nuk ka asnjë arsye të barrikadohet  kaq brutalisht e ta justifikojë gabimin e rëndë që e ka bërë komisioni qeveritar (Murat Meha) dhe më pas, Hashim Thaçi (ish-ministër i jashtëm).

smajl

“Kjo qasje nuk është rrugë e zgjidhjes. Përkundrazi. Kosova nuk ka tokë për të humbur dhe as për të falur.  Kërkohet një marrëveshje e re, pa gabime, e më pas ajo të ratifikohet në kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje tepër serioze e Kosovës. Qeveria antikushtetuese e drejtuar nga Isa Mustafa, i mbetet të heq dorë përfundimisht nga përpjekja për ta dërguar versionin aktual/projektligjin për ratifikim në kuvend.  Nuk mund të tolerohen edhe më  tej veprime anti-Kosovë nga një qeveri antikushtetuese dhe pa legjitimitet”, thotë Latifi, për tesheshi.com.

Sipas tij, kuvendi më mirë është të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

“Deputetët nuk besoj se kanë gatishmëri që t’i thonë ‘PO’ ratifikimit të marrëveshjes aktuale e cila përmban versionin ku Kosova ia jep mbi 8000 hektarë tokë Malit të Zi. Mendoj se deputetët janë aq të vetëdijshëm  dhe nuk do t’ia lejojnë vetes të marrin si ‘margaritarë’, damkën e tradhtisë. Përndryshe, një gjë dihet: qytetarët e Kosovës janë kundër coptimit të Kosovës. Nuk besoj se ata do të rrinë duarkryq e të bëjnë sehir, nëse para syve të tyre dhe kundër vullnetit të tyre, dikush merr mundimin dhe guximin që t’ia falë Malit të Zi, tokat e shtetit të Kosovës. Prandaj, nxitimi për ta çuar në Kuvend është mesazh dhe ftesë për reagim të fuqishëm. Përgjegjësinë për ta shmangur të keqen e kanë  në dorë protagonistët dhe shkaktarët e kësaj gjendjeje qeveria ‘Mustafa’ dhe Hashim Thaçi”, thotë Latifi, për tesheshi.com.

Anëtari i AAK-së shton se mundësitë janë të hapura për të eliminuar këto gabime trashanike, në mënyrë që të rivendoset drejtësia në këtë proces.

Sipas tij, Qafa e Çakorrit dhe Kulla e Zhlepit janë pikënisja e përmbylljes me sukses të demarkacionit Kosovë-Mal i Zi.

Ndërsa, analisti politik, Fadil Lepaja, thotë se koalicion qeveritar është përgjegjës për arrogancën e treguar  lidhur me bisedimet, të cilat sollen deri te dy marreveshjet, me Serbinë dhe me Malin e  Zi.

fadil-Lepaja-500

“Tash jemi në një fazë tjetër, kur pozita, posaqërisht e ka lëshuar, e ka djegur rastin të zhvilloj bisedime të brendshme, efektive, dhe kështu e ka vendosur jo vetem opozitën por edhe tërë vendin në një situatë të aktit tashmë të kryer, dhe madje qytetarët e sidomos opozita vazhdojne të provokohen sidomos nga Presidenti  me deklarata se ky proces është kryer plotësisht dhe se nuk ka çka bisedohet më sidomos për demarkacionin me Malin e Zi”, thotë Lepaja, për tesheshi.com.

Edhe eksperti i sigurisë, Burim Ramdani, njëherit ish deputet alarmon se situata mund të përkeqësohet nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët mes partive politike në vend lidhur me shenjëzimin e kufitit me Malin e Zi.

Ramadani thotë se kriza politika e deritashme mund të marrë përmasa shtesë nëse vazhdohet me të njëjtën logjikë politike që ka shkaktuar krizën.

burim ramadani

“Skena politike do të duhej të gjente mënyrën për të tejkaluar së bashku çështjen e demarkacionit. Nuk mund të parashikoj skenare të sigurisë, por besoj se Demarkacioni është çështje shumë më thjesht e zgjidhshme sesa që është bërë deri më tash”, thotë Ramadani, për tesheshi.com.

Ndryshe, opozita kërkon që mazhoranca e tanishme politike ta pranojë se kanë bërë gabim dhe ta shpallë marrëveshjen për Demarkacionin të pavlefshme në mënyrë që të hapet rruga dhe të fillohet një proces i ri për një marrëveshje të re. /tesheshil.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Next Post
Zbardhet vizita e Vuçiqit në Moskë, Putin: Jo shqiptarët në qeveri, por Daçiqin

Zbardhet vizita e Vuçiqit në Moskë, Putin: Jo shqiptarët në qeveri, por Daçiqin

Pamjet rrënqethëse të tragjedisë së Krujës (Video)

Pamjet rrënqethëse të tragjedisë së Krujës (Video)

A mund të ekzistojë një çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë  (video)

A mund të ekzistojë një çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni