Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova pa fond emergjent për fatkeqësitë natyrore

by Te Sheshi
13/01/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosova pa fond emergjent për fatkeqësitë natyrore

Nga Bashkim Kastrati

Në Kosovë pothuajse çdo vit ka përmbytje nga reshjet e shiut, dhe për pasojë shumë familjeve u dëmtohen shtëpitë dhe gjërat e tjera. Rastet e fundit të përmbytjeve ishin javën e kaluar në komunën e Malishevës, Klinës, Gjakovës, Suharekës dhe Shtimes. Pas këtyre përmbytjeve, banorët e prekur morën zotime se do t’u vihet në ndihmë për ta përballuar këtë situatë dhe t’u kompensohen dëmet e shkaktuara.

Por duke marrë parasysh përvojën e viteve paraprake, pak mund të përfitojnë familjet e dëmtuara, pasi ka raste edhe nga përmbytjet e vitit të kaluar që familjeve nuk u janë kompensuar fare dëmet. Kjo ka ndodhur për faktin se komunat përkatëse nuk kanë mjete financiare për ta bërë këtë kompensim, ndërsa qeveria ende nuk ka fond të emergjencave, ku do të përfshiheshin dëmet e natyrave të tilla, por edhe fatkeqësi të tjera, si zjarret, tërmetet, etj.

Pra, tani kur rreziku ka kaluar, dëmet e shkaktuara në vendet e lartpërmendura komunat nuk do të mund t’i mbulojnë me buxhetin vetanak, prandaj u duhet ndihma e qeverisë së Kosovës. Mirëpo ekzekutivi nuk e ka krijuar ende një fond emergjent, i cili do të shfrytëzohej në raste të katastrofave, qoftë nga vërshimet.

Qeveria vetëm me fond emergjent “ad hoc”

Sipas ligjit, komunat janë ato që duhet të bëjnë vlerësimin e rreziqeve, dhe në rastet kur nuk mund t’ia dalin me resurset e veta, atëherë niveli qendror intervenon sipas planit të reagimit kombëtar. Pra, qeveria është e obliguar ta themelojë një fond emergjent për raste të tilla. Aktualisht Kosova ka bërë një fond rezervë, që quhet Fondi i Rezervave Shtetërore, ku krijohen rezerva për gjëra elementare si miell, oriz e vaj, mirëpo nuk ka fond emergjent.

Në rrethana të tilla, zakonisht qeveria e krijon një fond emergjent ad hoc, duke u bazuar në vlerësimin e dëmeve.

Krijimi i fondit emergjent i domosdoshëm

Analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se fondi emergjent është i domosdoshëm që të krijohet dhe të jetë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore.

“Shteti i Kosovës ka një komision për ndihmë shtetërore, por ende nuk ka ndonjë fond të mjaftueshëm që do të intervenonte në përkrahje të komunave që i kanë kapluar vërshimet. Pra, ende nuk ka një fond të konsoliduar me rezerva shtetërore, e në të ardhmen e afërt duhet patjetër të krijohet një fond emergjent në rastet e ndryshme dhe për rreziqe të shumëllojshme. Duhet patur një projekt i përpunuar për mbushjen e këtij fondi, pra duhen seleksionuar nevojat e ndryshme, prej atyre themelore e deri të ato të nevojshmet, bazuar me strategji të të mirave materiale,” thotë Burjani.

Ndërsa opinionisti Islam Krasniqi ka thënë për tesheshi.com se, duke marrë parasysh faktin se disa komuna përballen me vërshimet, por edhe me erëra të forta që kohë pas kohe shkaktojnë dëme, duhet që të krijohet një fond emergjent për t’i menaxhuar shpejt këto situata, e qytetarëve t’iu kompensohen dëmet e shkaktuara.

“Çdo shtet në rajon ka fond emergjent, ndërsa vendi ynë nuk e ka një të tillë, edhe pse jemi vend i cili pothuajse çdo vit ka përmbytje nga uji, si dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Kjo do të duhej që ta alarmonte qeverinë e Kosovës, dhe në mënyrë urgjente të gjente fonde për t’i kompensuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Nuk do të duhej që assesi qeveria jonë ta neglizhojë këtë çështje, por do të duhej që menjëherë të krijonte një fond emergjent,” ka theksuar Krasniqi. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Reforma në drejtësi, Halimi: PS hodhi poshtë rekomandimet, do të kapë sistemin

Reforma në drejtësi, Halimi: PS hodhi poshtë rekomandimet, do të kapë sistemin

Veliaj e Bruçaj: Xhamina e Namazgjasë, një stoli e shtuar për Tiranën

Veliaj e Bruçaj: Xhamina e Namazgjasë, një stoli e shtuar për Tiranën

Barcelona tentoi të largonte Kaka-n, për të dorëzuar “Topin e Artë”

Barcelona tentoi të largonte Kaka-n, për të dorëzuar “Topin e Artë”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni