Në Kosovë kanë startuar aktivitetet për festimin e 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Që dje, në parlamentin e Kosovës u mbajt një seancë e veçantë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.
Sot ky i fundit ka nisur ditën me homazhe në varrin e Rugovës, ndërkohë që liderët e kryesorë të Kosovës po marrin urime nga shumë qeveri nëpër botë.
Dje një urim erdhi dhe nga Presidenti Trump, një gjest që duhet t’i ketë bërë serbët të rrudhin buzët, pasi shohin tek kreu i sapoardhur në Shtëpinë e Bardhe njeriun e interesave të tyre.
Sakaq, NEWBORN-i ka ndryshuar pamje dhe mesazh këtë vit, ku pas heqjes së tre gërmave, është shndërruar në NOWALLS – “Jo murre”. /tesheshi.com/