Pas sulmeve terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, Zyra e Jashtme dhe e Commonwealthit në Britani të Madhe, ka publikuar një listë të shteteve që janë të rrezikuara nga terrorizmi.
Këtë listë, kjo zyrë e ka publikuar si ndihmë për britanikët që planifikojnë pushime nëpër Europë.
Ekspertët për terrorizëm kanë ndarë rrezikun nga terrorizmi në katër kategori. Kosova gjendet në kategorinë e tretë së bashku me disa vende të Ballkanit.
Kosova është shteti i 24 më i rrezikuar nga terrorizmi, pas saj është Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Sllovakia,Bjellorusia, Luksemburgu, Gjeorgjia dhe Malta.
Para Kosovës si vende më të rrezikuara janë Serbia, Kroacia, Portugalia, Finlanda, Norvegjia dhe Irlanda, transmeton Koha.net.
Në kategorinë e shteteve me rrezikun më të lartë nga terrorizmi në Europë janë Britania e Madhe, Franca, Spanja, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe Rusia.
Holanda, Danimarka, Suedia, Italia, Austria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Ukraina dhe Qipro janë në kategorinë e dytë të shteteve më të rrezikuara nga terrorizmi.
Në kategorinë e fundit si vendet më pak të rrezikuara janë: Zvicra, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia. /tesheshi.com/