Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova: mbi 1.9 miliardë euro ende në “arrati”, ndërsa vendi përballet me varfëri

by te Sheshi
09/07/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Kosova: mbi 1.9 miliardë euro ende në “arrati”, ndërsa vendi përballet me varfëri

Nga Bashkim Kastrati

Kosova vazhdon të përballet me një ekonomi të brishtë, me rritje të vogël ekonomike dhe është ndër vendet më të varfra në Evropë. Edhe përkundër kësaj gjendje, rreth 1.9 miliardë euro para të Trustit Pensional dhe para që janë grumbulluar nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore mbahen në tregjet financiare ndërkombëtare.

Rreth 1.2 miliardë euro ka arritur Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Këto investime janë të shtrira në 61 shtete të botës, apo në afër 2000 emetues botërorë, ndërsa vlera më e madhe e mjeteve janë të investuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe,

Në anën tjetër Fondi i Mirëbesimit nga privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, ka arritur shumën prej rreth 700 milionë euro, të cilat deponohen në Bankën Qendrore të Kosovës, e prej aty investohen në tregjet e jashtme.

Investimi i këtyre parave i domosdoshëm për zhvillim ekonomik

Ekspertë të ekonomisë thonë se është e domosdoshme investimi i këtyre mjeteve në Kosovë, pasi që do të ishin një infuzion i madh për ekonominë e Kosovës, nëse do të investoheshin në fusha përkatëse ku do të gjeneronin vende të punës dhe zhvillim ekonomik.

Naim Gashi

Naim Gashi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për tesheshi.com se që nga heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga ish-Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), mbajtja e fondeve të Kosovës jashtë vendit nuk është e arsyeshme, sidomos paratë e privatizimit duhet fillimisht të vihen në funksion të zhvillimit të Kosovës.

Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë pengesë që ta krijojnë legjislacion për kthimin e fondeve në Kosovë dhe se Qeveria fillimisht duhet t’i kthej fondet e privatizimit, ndërsa për fondin e Trustit të Kursimeve Pensionale duhet të jemi më të kujdesshëm.

“Ekzistojnë shumë forma për kthimin e fondeve, por ajo më kryesorja është modeli britanik, në të cilin unë gjithmonë insistoj. Në rastet kur ekonomia britanike vihet në presion financiar, gjithmonë Banka Qendrore e këtij vendi lëshon linja kreditore për bankat komerciale me kamata të ulëta. Nëpërmes ofertës së kapitalit në treg Banka Qendrore mund të ndikojë në uljen e kamatave të cilat në Kosovë janë astronomike”, thotë Gashi.

Sipas tij, paratë e privatizimit po mbahen në bankat jashtë vendit me arsyetimin se ato janë garanci për kreditorët potencialë. Profesor Gashi thotë se Qeveria e Kosovës e ka mundësinë e kthimit të atyre mjeteve dhe me buxhetin e shtetit të jetë garantuese për kreditorët potencialë.

“Kjo formë e kthimit të mjeteve nuk rrezikon buxhetin e shtetit nga deficiti për faktin se shuma maksimale që ju kthehet kreditorëve, nuk është vlera aktuale e kompanive në treg, por çmimi i shitjes së tyre gjatë procesit të privatizimit (minus 20 përqindëshi i punëtorëve)”, sqaron Gashi.

Ai thotë se sektorët kryesor ku duhet të investohen mjetet e privatizimit janë linjat kreditore me kamata simbolike për sektorin e bujqësisë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, turizmi rural, ndërmarrësia e grave, sektori i teknologjisë së informacionit etj.

“Në këtë mënyrë ne i fusim në funksion paratë e privatizimit dhe gjenerojmë vende pune që janë jashtëzakonisht të nevojshme në Kosovë”, thekso Gashi.

Investimi i 1.9 miliardë eurove në Kosovë do të ulte edhe kamatat bankare

Osman Ejupi

Osman Ejupi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për tesheshi.com se ekonomia e Kosovës po humb shumë nga mbajtja e këtyre parave jashtë vendit.

“Mjetet e Trustit dhe AKP-së janë mbajtur dhe po mbahen jashtë Kosovës pa kurrenjëfarë strategjie, apo kuptimi të mirëfilltë ekonomik! Pse them kështu? Sepse interesi i realizuar nga ato mjete është shume më i vogël se sa masa e interesit qe të njëjtat mjetë do gjeneronin interes dhe zhvillim ekonomik të ekonomisë se vendit”, thotë Ejupi.

Ai thotë se sikur 1.9 miliardë do t’i shtoheshin masës së parave në qarkullim, norma e interesit në kamata do të ulej, e me ketë do të rritet motivimi dhe kërkesa për kredi qoftë për zhvillimin e sektorit privat e me ketë edhe rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

“Po ashtu masa më e madhe e parasë në treg do të kontribuonte në qëndrueshmërinë e mëtejme të stabilitetit makrofinanciar”, thotë Ejupi.

Besnik Pula

Ndërsa Besnik Pula, sociolog i ekonomisë dhe mësimdhënës në Universitetin Virginia Tech në SHBA, ka thënë për tesheshi.com se investimi i mjeteve të Trustit në Kosovë është problematik për shkak të mungesës së tregjeve të kapitalit.

“Ndërkohë që fondet pensionale si rregull bëjnë investime konservatore me qëllim të ruajtjes së vlerës së investimeve”, thotë ai.

Ai thotë se një pjesë e parave të Trustit investohen në bono shtetërore kosovare. Sipas tij, një zgjidhje është shfrytëzimi i parave të investuara në bono për të financuar një fond zhvillimor që p.sh. mund të përkrahte kreditë për bizneset në Kosovë.

“Kështu Trusti do të investonte sigurt ndërsa barrën e riskut do ta merrte shteti i Kosovës”, theksoi Pula.

Kosova ka stabilitet financiar që garanton kthimin e këtyre parave

Lulzim Beqiri

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com se Kosova ka nevojë që mjetet e trustit dhe të privatizimit të investohen në Kosovë. Ai thotë se Qeveria e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për investime të huaja në vend, por parat e veta i investon në tregjet ndërkombëtare.

“Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova ka stabilitet financiar, dhe mendoj që është koha e fundit që ato mjete t’i kthehen ekonomisë së Kosovës, dhe të ndihmojnë në mirëqenën e qytetarëve të Kosovës edhe ashtu të ‘mbështetur për muri’”, thotë Beqiri.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet që ato mjete t’i kthej në Kosovë dhe t’i përdorë ato në riinvestime me kamata 2 ose 3 % për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe sektorin e bujqësisë një bankë investuese, me të cilën do të stimulohej investimi, zhvillimi i ekonomisë rurale etj.

“Pra të bëhen këto investime në fushat e lartcekura që në rast të krizave financiare të përdoren këto mjete në mënyrë që të amortizohet humbja e paplanifikuar. Këto praktika i gjejmë në shumë vende të botës”, u shpreh Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Next Post
Raketa e parë e prodhimit turk “Hisar”-a e kalon provën me sukses

Raketa e parë e prodhimit turk “Hisar”-a e kalon provën me sukses

Nikoliç, Putinit: Nëse “Serbrenica” quhet gjenocid nis një luftë e re në Ballkan

Nikoliç, Putinit: Nëse “Serbrenica” quhet gjenocid nis një luftë e re në Ballkan

Zamira Rami, Gjirokastra në dorë të një gruaje: si do jetë?

Zamira Rami, Gjirokastra në dorë të një gruaje: si do jetë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni