Kryeministri Kosovës Avdullah Hoti i kërkoi kreut të Presidencës boshnjake Shefik Xhaferoviç, që vendi i tij të heqë vizat për shtetasit e Kosovës dhe të hapë zyra ndërlidhëse midis dy vendeve.
Ata patën një bisedë telefonike, ku Hoti falënderoi Xhaferoviçin për iniciativën e fundit për njohjen e Kosovës nga Bosnja dhe kërkoi përpjekje të vazhdueshme për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis dy vendeve.
Hoti shprehu gatishmërinë e Kosovës për të hapur zyra ndërlidhëse ndërmjet dy vendeve, si dhe për të thelluar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kulturës.
Gjatë kësaj bisede, së bashku me kryeministrin Hoti, kishte edhe përfaqësues politikë boshnjakë në Kosovë, zv.ministri i Tregtisë dhe Industrisë Cerim Bajrami, si dhe anëtari i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri. /tesheshi.com/