Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova humb 30 milionë euro në arbitrazh, dyshime për korrupsion të “sofistikuar”

by te Sheshi
21/12/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Kosova humb 30 milionë euro në arbitrazh, dyshime për korrupsion të “sofistikuar”

Nga Bashkim Kastrati

Post-Telekomi i Kosovës duhet që t’i paguajë kompanisë Z-mobile hiq më pak se 30 milionë euro pasi që ka humbur rastin në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit. Kjo është një goditje e madhe për këtë institucion që ishte disa herë në prag të privatizimit dhe që është kompania më profitabile në Kosovë.

Telekomi i Kosovës gjithashtu e konfirmoi vendimin e Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, vendim i cili thotë se Telekomi i Kosovës-Vala, duhet t’i paguajë rreth 30 milionë euro Devolli Group apo Z-Mobile, t’ia jap 100 mijë numra shtesë dhe t’ia ofrojë shërbimet 3G dhe 4G të internetit për të gjithë numrat. Ky vendim pritet të falimentojë kompaninë publike Telekomin e Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se Vendimi i Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, ka marrë vendim negativ për Telekomin e Kosovës, në të cilin vendim thuhet se Telekomi i Kosovës është i obliguar të paguajë 26.1 milionë euro gjobë, duke përjashtuar interesin e kalkuluar si dhe dhënien e bllokut të numeracionit prej 100 mijë numrave shtesë, sipas kërkesës së Z-mobile dhe vendimit të ARKEP. Gjithashtu vendimi i Tribunalit thekson se Z-Mobile duhet t’i jepen edhe shërbimet e 3G dhe 4G.

“Ky vendim befasues dhe shqetësues për gjithë atë që quhet Telekom i Kosovës, është një prej vendimeve më të rrezikshme që është marrë nga ndonjë gjykatë në dëm të Telekomit të Kosovës dhe rrezikon seriozisht të ardhmen e korporatës,- deri në falimentim”, thuhet në njoftim.

Kontrata mes Telekomit të Kosovës dhe Daradanet apo Z-Mobile, është nënshkruar në janar të vitit 2009, në mes të përfaqësuesve të kompanisë dhe drejtorit të atëhershëm të PTK-së, Shyqyri Haxha.

Kjo kontratë, e cila themeloi operatorin virtual Z-Mobile, parashihte që këtij operatorit ti jepeshin 200 mijë numra, ndërsa raporti i të hyrave mes dy kompanive do të ndahej 73 për qind për Z-mobile dhe 27 për qind për Telekomin e Kosovës.

Z-Mobile arriti brenda një kohe t’i shesë 200 mijë numra dhe bëri kërkesë për një bllok prej 100 mijë numra të rinj. Kjo kërkesë u refuzua nga drejtori i atëhershëm, Ejup Qerimi dhe Bordi i Drejtorëve. Kjo arsye dhe disa të tjera të cilat po i përmbledhim në formë të shkurtër, ishin pikat ku u mbështet padia e Z-Mobile.

  1. Vonesat në liferimin e SIM kartelave nga ana e PTK-së për Zmobile,
  2. Mos alokimi i bllokut numerik shtesë prej 100 mijë numrave që fillon me 045 7XX XXX,
  3. Mos dhënia e shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe
  4. Degradimi i shërbimeve.

Pas marrjes së këtij vendimi Post telekomi kërkon ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës për të përballuar këtë situatë.

“Ne si Telekom i Kosovës, edhe pse kemi marrë vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas njoftimit të Aksionarit, jemi duke u konsultuar me çdo instancë juridike dhe institucionale, për të parë mundësinë e ankimimit dhe refuzimit të këtij vendimi. Poashtu, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të japë të gjithë asistencën e mundshme në këtë drejtim, pasi ky vendim rrezikon Telekomin e Kosovës, në të cilin punojnë mbi 2.300 punëtorë në mënyrë direkte, ndërsa 20 mijë familje jetojnë nga të hyrat që krijojnë prej aktiviteteve të kompanisë”, thuhet në njoftimin e Post Telekomit.

A janë këto format e sofistikuara të legalizimit të korrupsionit?

Ky nuk është rasti i parë që Kosova e humb në arbitrazh. Para disa muajve Ministria e Brendshme e humbi arbitrazhin me një kompani austriake në lidhje me kontratën për pasaportat biometrike.

Por kjo nuk është beteja e vetme e humbur e Post telekomit me gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit. Kjo kompani do të përballet edhe me procesin e dështimit të shitjes së Post Telekomit me kompanië AXOS.

Sipas njohësve të ekonomisë dhe shoqërisë civile, këto “gabime” të zyrtarëve të Kosovës mund të bëhen qëllimisht dhe të humbet arbitrazhi dhe ndoshta edhe ata të përfitojnë nga kjo pasi që mund të ketë marrëveshje paraprake.

Lumir Abdigjiku profesor i ekonomisë në kolegjin Riinvest ka deklaruar se dënimet e arbitrazhit janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit. Janë përdorur nga oligarkët në plot shtete të ish-Bllokut Sovietik. Po përdoren edhe sot në Kosovë.

“Skema është e thjeshtë. Shteti, nëpërmjet ndërmarrjeve e institucioneve publike, bën kontrata me biznese që i zgjedhë. Këto kontrata, më pas, shteti i shkelë vet. Bizneset e zgjedhura, ndërsa, dërgojnë shtetin në gjyq. Marrin dëmshpërblim milionësh si përfundim. Kështu, paratë e shtetit, me miliona e miliona pra, nëpërmjet rrugëve krejtësisht ligjore kalojnë tek privatët si në hiçgjë. Këtë herë, në këso skemë pra, 30 milionë euro para publike kaluan në llogari private. Kosovën kanë vendosë ta rrëzojnë për toke. S’kanë me u ndalë derisa ta rrëzojnë e shkelin krejt. Bëhuni gati për dënime të tilla plot. Më i madhi që po na vjen është ai i Axos”, ka shkruar Abdigjiku.

Kompania Axos është duke i kërkuar plotë 50 milionë euro nga shteti i Kosovës me arsyetimin se Ministria e Zhvillimit Ekonomik është tërhequr nga marrëveshja, por për këtë kompani u raportua se nuk kishte kapacitete financiare për të bërë privatizimin dhe pak para se ajo të tërhiqej ka ardhur tërheqja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Versioni kosovar i “trenit bullgar”

Agron Demi nga instituti GAP i cili i ka përcjellë një kohë të gjatë këto procese ka deklaruar se prej vendimeve të papërgjegjshme të institucioneve, në pesë vitet e fundit janë humb në procese gjyqësore 36 milionë euro. Sot u humben edhe 30 milionë euro. E në proces janë edhe rreth 50 milionë euro.

Ai thotë se askush nuk dha përgjegjësi deri më tani. E krejt ky korrupsion me letra paguhet nga ne sa herë paguajmë TVSh, tatim në pronë, e taksa tjera.

“Këto 30 milionë euro që tash shkojnë nga PTK në kompaninë private, përdoren pastaj për financim të partive politike, blerje të zyrtarëve, lidhje të kontratave me shtetin, padi të reja…ky është versioni kosovar i “trenit bullgar”, por shumë më i sofistikuar”, ka deklaruar Demi.

Ai ka bërë një analizë të dëmit të madh që i është shkaktuar buxhetit të varfër të Kosovës. Sipas tij, për ti vënë gjërat në perspektivë se sa do i kushtojnë qytetarëve të varfër këto 30 milionë euro, po i jep disa krahasime:

– 30 milionë janë të hyrat vetanake të 35 komunave së bashku;

– 30 milionë janë investimet kapitale të 19 komunave së bashku;

– 30 milionë janë shpenzimet vjetore të Universitetit të Prishtinës;

– 11 milionë euro janë shpenzimet totale për barna e material të nevojshëm për krejt QKUK-në dhe spitalet rajonale;

– 9 milionë euro në vit shpenzon Prokuroria e Shtetit, e cila do të duhej të hetonte këtë rast 30 milionësh;

– 21 milionë euro shpenzojnë krejt gjykatat e Kosovës, të cilat do të duhej të vendosnin për këtë rast të rëndë 30 milionë eurosh.

Kujtojmë që kompania e cila e ka fituar këtë rast ka lidhje të forta me partitë politike në pushtet, e sidomos me PDK-në. Në disa ahengje që kanë organizuar pronarët e kësaj kompanie janë parë të pranishëm Hajredin Kuçi ish-ministër dhe tash zëvendëskryeministër, Adem Grabovci, ish-shef i grupit parlamentar të PDK-së, i njohur së fundit edhe për aferën “pronto”, Besim Beqaj, ish-ministër i ekonomisë dhe i financave.

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it
Ekonomi

Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

16/05/2025
Next Post
Bana 7-vjeçare nga Halepi takon Erdoganin  në pallatin presidencial (Video)

Bana 7-vjeçare nga Halepi takon Erdoganin në pallatin presidencial (Video)

Digjet pallati i Gaz Demit edhe dy zyrtarëve të lartë…pranë ambasadës amerikane (Video)

Digjet pallati i Gaz Demit edhe dy zyrtarëve të lartë...pranë ambasadës amerikane (Video)

Receta për gjel deti me limon dhe mandarina

Receta për gjel deti me limon dhe mandarina

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni