Qeveria e Kosovës shpalli grupin militant të Libanit – Hezbollah, si organizatë terroriste, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.
Propozimin për marrjen e këtij vendimi e ka bërë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj .
“Marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka thënë ajo.
Ndodh kjo ditë pas dhe Gjermania bëri të njëjtën gje, duke ndaluar të gjutha aktivitetet e grupit në territorin e saj.
Ndodh kjo dhe ditë para takimit të Uashingtonit me palën serbe, nën ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë. /tesheshi.com/