Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova, edhe dy muaj nga beteja për INTERPOOL-in: A do mund të anëtarësohet sivjet?

by te Sheshi
04/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosova, edhe dy muaj nga beteja për INTERPOOL-in: A do mund të anëtarësohet sivjet?

Nga Blendi Gashi

Pavarësisht që kanë mbetur edhe dy muaj e gjysmë nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, e ku do të votohet për ose jo anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë, situata aktuale politike sikur ka vënë në harresë këtë çështje tejet të rëndësishme, pasi i tërë fokusi tashmë është te krijimi i insitutcioneve të reja.

Dhe kjo mungesë mobilizimi institucional e diplomatik mund të prodhojë fare lehtë një rezultat dështimi, njëjtë siç ndodhi në vitin 2015-të kur u humb beteja për t’u bërë pjesë e kësaj organizate botërore të policisë që lufton krimin edhe jashtë kufijve shtetërorë.

Pavarësisht kësaj, ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, në muajin mars të këtij viti me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje pune me Agjencinë e Bashkimit Evropian për trajnime në zbatimin e ligjit, u shpreh tejet optimist se shteti ynë do të anëtarësohet në INTERPOL deri në fund të këtij viti.

Por cilat janë gjasa të bëhet realitet një gjë e tillë?

Njohësit e çështjeve të sigurisë shprehin rezervat e tyre duke thënë se qeveria e rrëzuar “Mustafa” nuk ka punuar fortë për këtë temë, ndërsa përmendin shtetet që mund të vëjnë pengesa.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se në kohën që ka mbetur diplomacia kosovare dhe shtetet mike duhet të ndërmarrin aktivitete të shtuara diplomatike dhe nëse kjo ndodh atëherë shteti do bëhet pjesë e kësaj organizate.

Një pengesë jo e vogël sipas tij është mosfunksionimi i institucioneve gjë që mund të pamundësojë angahzimin maksimal.

“Mjerisht situata në të cilën tani gjendet vendi, pra pa institucione, (me institucione të përkohëshme), shkon në disfavor të angazhimeve që duhet të ndërmirren nga institucionet e dhe diplomacia për anëtarësim në këtë organizatë. Nëse lëshohet edhe ky shans do të ketë pasoja të mëdha”, thotë Tërnava.

Sipas tij pranimi eventual i Kosovës vetëm sa do t’i kontriboj luftimit të krimit vendor dhe ndërkombëtar dhe nga kjo do të përfitojnë të gjitha shtetet e botës, por që pranon se janë disa shtete që do tentojnë me çdo kusht të vëjnë pengesa.

“E kemi përvojën e hidhur që haptas disa shtete angazhohen që Kosova mos të pranohet në këtë organizatë. Kundërshtimi më i madh pritet të ndodh sigurisht nga Serbia dhe miqtë e saj si Rusia pesëshja e BE-së që nuk na kanë njohur, por do të ketë edhe shtete tjera që do kundërshtojnë apo abstenojnë njëjtë si me rastin e UNESCO-s”, thotë Tërnava për tesheshi.com.

Eksperti tjetër i sigurisë, Burim Ramadani, thotë se votimi në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it është votim politik, përkatësisht është qëndrim politik i shteteve anëtare veç e veç.

Për këtë sipas tij, duhet pasur mobilizm diplomatik të përgjithshëm të Kosovës, kryesisht përmes shteteve partnere.

“Fakti që Kosova nuk ka qeveri, sigurisht se mund të ndikojë për të keq në këtë situatë. Angazhimi institucional më duket i mangët kur dihen qëndrimet kundërshtuese nga shtetet që nuk e njohin Kosovën”, thotë Ramadani për tesheshi.com.

Kujtojmë se policia e Kosovës, që nga themelimi i saj, ka vendosur bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, por shkëmbimi i informatave kryesisht bëhet përmes Zyrës së Administratës së Kombeve të Bashkuara, që ka trashëguar Misionin e OKB-së në Kosovë pas ristrukturimit të tij. Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji. /tesheshi.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Next Post
Raporti i INSTAT: Ja cilat sëmundje po vrasin shqiptarët

Raporti i INSTAT: Ja cilat sëmundje po vrasin shqiptarët

Shpëtoni nga bakteret, ja si dhe sa shpesh duhet ti pastroni çarçafët

Shpëtoni nga bakteret, ja si dhe sa shpesh duhet ti pastroni çarçafët

Surprizon kryeministrja serbe: Nëse detyrohemi, ndërmjet BE-së dhe Rusisë do të zgjedhim Europën

Surprizon kryeministrja serbe: Nëse detyrohemi, ndërmjet BE-së dhe Rusisë do të zgjedhim Europën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni