Eshtë hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian në basketboll që do të zhvillohet në katër shtete një vit më pas. Përfaqësuesja A e Kosovës, e cila ishte në vazon 4 së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Luksemburgun, Qipron dhe Shqipërinë, ka mësuar emrat e kundërshtarëve të saj.
Kosova gjendet në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën, dhe Bullgarinë.
Debutimin në këto kualifikuese të besuarit e Arben Krasniqit do ta nisin me Slloveninë në udhëtim, më 31 gusht, kurse ndeshjen e parë si pritës do ta luajnë katër ditë më vonë kundër Ukrainës.
Më 7 shtator, përfaqësuesja kosovare është mysafire e Bullgarisë, kurse më 10 shtator pret Slloveninë. Katër ditë më vonë ajo udhëton drejt Ukrainës, për t’i mbyllur përballjet më 17 shtator, me ndeshjen me Bullgarinë në Kosovë.
Datat e ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës:
31 gusht: Sllovenia – Kosova
3 shtator: Kosova – Ukraina
7 shtator: Bullgaria – Kosova
10 shtator: Kosova – Sllovenia
14 shtator: Ukraina – Kosova
17 shtator: Kosova – Bullgaria
/tesheshi.com/