Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një intervistë pë të përditshmen serbe “Kurir” shpalosi politikat e saj dhe për më tepër qëndrimet e saj për Kosovën.
Ajo ka deklaruar se kompromisi është e vetmja mundësi për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës, dhe përsëriti fjalën e famshme të shefit të madh, Aleksandar Vuçiç, ku thotë se më mirë është të bisedohet për 100 vite se sa të luftohet për një vit.
Me të, ajo thotë se të dyja palët duhet ta fitojnë stabilitetin, si kusht për të ardhmen dhe integrimin e përbashkët.
Brnabiq ka thënë se për zgjidhjen e problemit të Kosovës duhet të parashihen të gjitha ato që i ka parashtruar presidenti Vuçiç, e ajo do të shton se të dyja palët të humbin diçka, por edhe të fitojnë diçka.
“Në fakt, ne kërkojmë që të fitojmë sa më tepër që mundemi, dhe të humbim sa më pak që mundemi”, deklaroi ajo për “Kurir”.
Ajo ka kujtuar se Vuçiç kishte guxim politik të ndryshojë kushtet e propozuara të marrëveshjes së mundshme mes serbëve dhe shqiptarëve, por tha se aso kohe kërkoheshin vendime të përgjegjshme.
“Është e rrezikshme ideja që gjeneratat e reja të rriten me ndjenjën e një lufte të ftohtë. Sot për shkak të kësaj gjendemi në një situatë më të vështirë se që ishim para një dekade”, përfundoi Brnabiq. /tesheshi.com/