Kosova shënoi një tjetër rast të prekur me koronavirus, duke e çuar në tre numrin e të infektarve në të gjithë territorin, deri më tani.
Siç është mësuar, dy të parët kishin lidhje me Italinë: e para qe një 20-vjeçare italiane me angazhime në Kosovë, dhe tjetri një 77-vjeçar nga Vitia, i cili kishte qenë në Itali javë më parë. Nërkohë, për rastin e tretë nuk jepen detaje.
Kjo ka bërë që opozita të lëshojë kritikat e para ndaj kryeministrit Kurti, përkatësisht PDK-ja.
“Është fat që Kosova është një ndër vendet e fundit të prekura nga kjo pandemi.
Kjo hapësirë kohore është dashur që të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës. Disa çështjeve nga Qeveria Kurti është dashur t’u kushtohet vëmendje më e madhe. Është fatkeqësi që personat e kthyer nga Italia nuk janë vendosur në karantinë, por u është lejuar që të shkojnë në qytete tjera dhe kështu ta shpërndajnë virusin.
Mungesa e veprimeve për izolim ndaj personave të kthyer nga shtetet me rrezik të lartë e ka rritur rrezikun në Kosovë. Çdo person që vjen nga vendet e prekura duhet vendosur në karantinë për 14 ditë. Kjo e mbron edhe të infektuarin edhe popullatën.
Jemi të shqetësuar nga ankesat e disa komunave që vijnë për mungesën e materialit të nevojshëm. Kjo rrezikon mjekët dhe infermierët. Ne ju themi qytetarëve që të kenë kujdes dhe të izolohen. Janë mjekët ata që e bëjnë betejën e parë. Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë masa që ta sigurojë personelin shëndetësor”, u tha nga Uran Ismaili, Sekretari i PDK-së.
Ndërsa kryeministri Kurti postoi një rrugollore higjene dhe mesazhin: “Pa frikë e me kujdes të shtuar! Nëse keni simptoma, mos shkoni në spital! Telefononi në: 038 200 80 800″. /tesheshi.com/