Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur ambasadës së SHBA-së në Tiranë, duke bërë të ditur se është gati të hetojë ish-kreun e organit të akuzës, Adriatik Llalla.
Ambasada ee Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi një ditë më parë se është e gatshme për të ndihmuar në hetimin e çdo zyrtari të lartë të korruptuar.
Ndërkaq, sot Prokuroria Përgjithshme tha se është e hapur ndaj çdo hetimi.
“Ne i mbetemi deklaratës së mëparshme që jemi të hapur ndaj çdo hetimi”.
Ndryshe nga deklarata e mëparshme në të cilën nxitej puna e prokuroreve dhe mbështetej ndëshkimi i kujtdo që cënon parimet e shtetit të së drejtës, kësaj here Prokuroria e Përgjithshme është e hapur per hetime, duke nënkuptuar dosjet që mund të vijnë nga SHBA.
Me 14 shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjaret e tij, pasi sipas Sekretarit te Shtetit, Rex Tillerson, kishte informacione se ai ishte përfshirë në korrupsion gjatë kohës të ushtrimit të detyrës.
Kjo do të thotë se Departamenti i Shtetit e ka krijuar një dosje për Kryeprokurorin dhe që pritet të vijë në Shqipëri. /tesheshi.com/