Kreu i SPAK-ut Arben Kraja tha se çdo ditë po hasen raste korrupsioni apo implikimesh në krim të prokurorëve apo gjykatësve.
Mosndëshkueshmëria ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit. Po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion, apo krim të organizuar. Ndëshkueshmëria e tyre duhet të jetë një vijë ndarëse për gjithë pjesën tjetër që është në sistem. Kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike”, tha ai në një konferencë kundër korrupsionit.
“Është përparësi e jona që vlerësohet çdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Jemi të bindur që gjithçka po e bëjmë për të mirën e vendit, të zhduket imazhi i vendit ku mund të investohet”, tha Kraja. /tesheshi.com/