Arabia Saudite gjithashtu ndaloi qytetarët e saj të bënin pelegrinazhe në Mekë
Arabia Saudite ka ndaluar edhe qytetarët e saj që të bëjnë një shtegtim fetar në Mekë nga frika e përhapjes së koronavirusit.
Kjo u raportua të mërkurën nga agjenci shtetërore e lajmeve saudite, duke cituar një burim nga Ministria e Jashtme atje.
Afati kohor i ndalimit nuk do të specifikohet.
Ky vendim vjen pas atij për ndalimin e ardhjes së shtetasve të huaj për peligrinazh në Mekë.
Kompleksi i Mekës është vendi më i shenjtë i botës islame që bart shumë karakteristika unike. Një ndër to është që riti i një xhiroje që besimtarët realizojnë aty si shenjë e adhurimit të Zotit, është e pandërprerë për asnjë ccast.
A mund të ndodhë që dhe vetë kompeksi të mbyllet përkohësisht? Deri më tani është e paimagjinueshme, pasi dhe nuk ka qenë kurrë e diskutueshme për asnjë arsye.
Nga ana tjetër, Arabia Saudite ende nuk ka të dhëna kërcënuese nga koronavirusi, ndryshe nga sapo ndodh në Iranin armik, ku atje po bën kërdinë duke marrë dhe jetë njerëzish që janë pjesë e niveleve zyrtare të regjimit. /tesheshi.com/