Turqia, Pakistani dhe Armenia kanë mbyllur kufijtë me Iranin pas raportimeve për vdekje të shumëfishta nw kwtw vend për shkak të kuronavirusit.
“Në Iran, sipas informacioneve të fundit, ne kemi 43 raste infeksioni dhe tetë kanë vdekur. Duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar në Iran, ne kemi vendosur të mbyllim përkohësisht kufijtë,” tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Ministri Koca shtoi se në dy ditët e fundit, tetë shtetas iranianë nuk u lejuan të hyjnë në Turqi për shkak të simptomave.
Masat për të ndërprerë komunikimet me Iranin kanë ndjekur një rritje të infeksioneve jashtë Kinës, veçanërisht në Itali dhe Korenë e Jugut, përfshirë Iranin.
Ndërkohë, Presidenti Kinez Xi Jinping, nga ku virusi filloi të përhapet në fund të vitit të kaluar, së pari në provincën Wuhan, e përshkroi epideminë si “urgjencën më të madhe të shëndetit publik” që nga themelimi i Kinës komuniste.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi të dielën arriti në 2424, me 76.936 infeksione të raportuara deri më tani.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se është e shqetësuar për rritjen e rasteve të infektuara që nuk kanë asnjë lidhje të qartë me Kinën.
Edhe kryeministri armen Nikol Pashryan ka thënë se vendi do të “ndërpresë komunikimin” me Iranin për dy javë, duke kërkuar të parandalojë përhapjen e virusit.
Në një mesazh në Facebook, Pashinyan tha se Armenia do të mbyllë kufirin e saj me Iranin dhe do të ndalojë trafikun ajror.
Pakistani gjithashtu ka njoftuar se po mbyll kufirin e saj me Iranin fqinj pasi Teherani konfirmoi tetë vdekje.
“Ne mbyllëm kufirin me Iranin për shkak të raporteve për prani të koronavirusit atje,” tha Ayesha Zehri, një zyrtare e lartë e qeverisë në provincën jug-perëndimore të Balochistanit të Pakistanit, e cila kufizohet me Iranin.
Por dhe Afganistani ka pezulluar udhëtimet ajrore dhe tokësore në Iranin fqinj.
“Për të parandaluar përhapjen e virusit koronar dhe për të mbrojtur publikun, Afganistani po pezullon të gjitha lëvizjet e pasagjerëve (ajrit dhe tokës) drejt dhe nga Irani”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare.
Autoritetet në Jordan gjithashtu thanë që ata do të ndalojnë qytetarët nga Kina, Irani dhe Koreja e Jugut të hyjnë në mbretëri, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e epidemisë.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Median, Amjad Adayleh, tha se vendimi ishte pjesë e “masave parandaluese … pas rritjes së rasteve në Korenë e Jugut, Iran” dhe Kinë.
Ministri iranian i shëndetësisë tha se koronavirusi erdhi në Kinë nga Lindja e Mesme.
Saeed Namaki tha për televizionin shtetëror se virusi erdhi nga Kina në qytetin e shenjtë të Qom në Iranin qendror. Ai tha se një shtetas iranian që vdiq nga virusi ishte një tregtar që lëvizte rregullisht mes dy vendeve javëve të fundit, duke përdorur fluturime jo të drejtpërdrejta, pasi Irani ndaloi fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve për në Kinë.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian nuk sheh “arsye për panik” edhe pas shpërthimit të koronavirusit në Itali që tashmë ka vrarë tre persona dhe ka infektuar më shumë se 100 të tjerë.
“BE ka besim të plotë në autoritetet italiane dhe vendimet që ata marrin”, u tha Paolo Gentiloni.
“Ne ndajmë shqetësimet në lidhje me një infeksion të mundshëm (por) nuk ka arsye për panik.” /tesheshi.com/