Papa Françesku është i sëmurë dhe do mungojë në një meshë e planifikuar me klerikë romanë, thanë zyrtarët.
Vatikani tha se Papa 83-vjeçar ka “shqetësim të butë” dhe do të rifillojë aktivitetet e tij të planifikuara ditën e enjte.
Asgjë nuk u raportua nga Vatikani në lidhje me natyrën e sëmundjes së tij, por Papa u pa duke kollitur dhe me rrjedhje nga hunda gjatë një meshe të fundit pak ditë më parë. E kjo ndodhi në kulmin e shfaqjes së epidemisë së koronavirusit në Itali, e cila ka prekur më shumë se 400 njerëz, të gjithë në veri të vendit.
Roma regjistroi tre raste të sëmundjes, por të gjitha u shëruan. Ishte planifikuar që Françesku të takohej në Bazilikën e Shën Gjon Lateran me klerin roman për të kryer një meshë pendimi në fillim të Kreshmës.
Papa Françesku është përgjithësisht me shëndet të mirë. Por kur ishte i ri, për shkak të një sëmundjeje të frymëmarrjes, një pjesë e mushkërive iu hoq. /tesheshi.com/