Koreja e Veriut kreu provën e dytë të raketave, duke gjuajtur dy të tilla me rreze të shkurtër në brigjet e saj lindore.
Vëzhguesit thonë se hedhjet mund të kishin për qëllim forcimin e presionit ndaj Shteteve të Bashkuara për të vendosur bisedime të reja për denuklearizim.
Hedhjet u nisën nga Gadishulli Hodo në brigjet lindore të Koresë së Veriut, dhe fluturuan rreth 250 km para se të binin në Detin e Japonisë, por kryeministri japonez Shinzo Abe tha se nisjet nuk ishin “asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare japoneze”.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë që dy raketat dukeshin se ishin të një lloji tjetër nga ato që u nisën të enjten.
Testi është shkelja e radhës nga Koreja e Veriut, që dhunon rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vjen pasi negociatat e armëve bërthamore janë në ngërç. /tesheshi.com/