Policia arrestoi katër burra në Korenë e Jugut, të cilët fshehurazi regjistruan 1.500 klientë në dhomat e hoteleve dhe shitën videot e tyre në internet.
Ata instaluan mini-kamera në TV, në tharëse flokësh apo priza, dhe nga shitja e regjistrimeve fituan rreth 6200 dollarë amerikanë. Ata kërcënohen me rreth 10 vjet burg për aktin e tyre të vjedhjes së privacisë.
Regjistrimi i fshehtë aspekteve intime në Korenë e Jugut ka marrë karakteristikat e një epidemie dhe ka ndezur protesta në vend, thotë BBC.
Policia tha se të akuzuarit instaluan kamerat gushtin e kaluar në 30 hotele të ndryshme në 10 qytete të Koresë së Jugut. /tesheshi.com/