Korça nuk fjeti fare mbrëmë, dhe mëngjesi e zuri me tri lëkundje të reja tërmeti, pas dy të djeshmeve.
Sipas parametrave të siguruara nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmetet nuk ishin shkatërruese si ato të mëparshmet.
I pari që u ndje në orën 4:09 të mëngjesit kishte magnitudë 2,7, ndërsa i dyti që u ndje pas 50 minutash kishte magnitudë prej 2.1. tërmeti i tretë i ndje më së shumti, me një magnitudë prej 2.9 Rihter, dhe u ndje në orën 5:20.
Dy tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar dje pasdite në Korçë, me intensitet prej 4.4 dhe 3.4 Rihter, me epiqendër rreth 15 km larg qytetit
Dy muaj pas valës së tërmeteve që nisën në 1 qershor, paniku është kthyer te banorët që braktisën shtëpitë e tyre duke dalë në rrugë. /tesheshi.com/