Zona e Korçës ka vijuar të lëkundet nga tërmet e vazhdueshme, ç’ka ka bërë që një pjesë banorësh, sidomos në fshatrat më të prekur, ku veçon Floqi, ta kalojnë natën jashtë duke u strehuar në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile.
Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, lëkundjet kanë qenë të lehta por të vazhdueshme, 6 sosh në nivelin e 3.5 ballë, duke bërë që ankthi të vijojë.
Mëngjesin e një dite më parë, ishte goditja e 5.3 ballëvë ajo që shkaktoi deri dhe dëme e të lënduar. Bëhet fjalë për katër persona që e pësuan nga dëmtimet e shtëpive. Këto të fundit shkojnë në rreth 100. /tesheshi.com/