Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Korabi në Superiore, një ironi e madhe fati: e arrin sot atë që e meritonte dekada të shkuara

by Te Sheshi
16/05/2016
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Korabi në Superiore, një ironi e madhe fati: e arrin sot atë që e meritonte dekada të shkuara
5
SHARES

Nga Bujar M. Hoxha 

Harta e futbollit të Superligës ka një tjetër emër të shtuar në të: Korabi i Peshkopisë do të luajë në nivelin elitar sezonin e ardhshëm. Pas Kukësit, Tërbunit, Laçit, i vjen radha Korabit të përjetojë ngjitjen në Superligë mes ekipeve të verilindjes së vendit.

Për të  gjithë ata që jetojnë sot në atë qytet është një moment gëzimi. Ekipi i tyre do të luajë pak muaj më vonë ndaj Tiranës, Partizanit, Skënderbeut, Vllaznisë e Teutës. Është njësoj sikur t’u vinte Barcelona për të luajtur.

Për të gjithë ata që nuk jetojnë sot në atë qytet është një moment pikëllimi. Pak prej tyre i njohin lojtarët e sotëm, një pjesë e të cilëve nuk janë as dibranë. Pak e dinë se si luan Korabi, ku e ka pikën e fortë e ku e ka pikën e dobët. Është brengosje, sepse Korabi nuk u bë pjesë e skuadrave elitare pikërisht atëherë kur kishte vetë një ekip elitar.

Tridhjetë vite të shkuara Peshkopia ishte një tjetër qytet, me të tjerë njerëz, me tjetër ekip futbolli, me tjetër histori sportive. Qyteti i blirit kishte volejbollin e femrave, me një skuadër nga më të mirat në Shqipëri, kishte mundjen, shahun, qitjen, alpinizmin. Për të mos përmendur turin çiklistik, që si pikëmbërritje kishte dhe Peshkopinë, ku kanë kaluar finishin çiklistët më të mirë në historinë e këtij sporti.

Por ekipi i futbollit nuk mundi të ngjitej në Kategorinë e Parë asokohe, mes viteve ’80 e ’90 të shekullit të shkuar. Herë nuk e deshi fati, e herë nuk e deshi politika, edhe pse Korabi njihej si një prej skuadrave më simpatike të asaj periudhe.

Me një sistem zinxhir të shkëlqyer, duke filluar nga futbolli në shkolla e më tej, vitet ’80 do tëad5fe7_bd55b54cb6014ca3aa6d808113b0b6ce formësonin një Korab të jashtëzakonshëm, me cilësi të jashtëzakonshme. Një futboll për t’u pasur zili luhej në 90 minuta. Taktik në thelb, futbolli dibran i atyre viteve do të krenohej me teknikën e një futbollisti që rrallë ndeshej në fushat tona. Fama e Shpëtim Toskës i kishte kaluar caqet e një qyteti provincial, edhe pse karriera e tij qe kufizuar vetëm në Peshkopi për shkak të luftës së klasave. Fatmirësisht, Zoti i kishte dhënë një talent fenomenal, por, fatkeqësisht, ai mbante në shpinë vulën e të deklasuarit! Më i miri futbollist që kishte parë historia e Korabit do të shquhej për goditjet e tij fatale. Goditjet e lira ishin mjeshtëri e tij, përpos një intuite të pabesueshme në skemat sulmuese e në finalizim.

Brilant në triblime, i vetmi triblim që ai nuk mundi ta bënte dot qe ndaj fatit!

Dani, Kodra, Shehu, Hoxha, Prençi, Toçi, Melani, Elezi, Bardulla, Qoku, Lazimi e Vraniçi ishin mes futbollistëve ku brezat ia linin vendin njëri-tjetrit, për të përmendur vetëm një pjesë prej tyre.

Sharra, Takaj, Idrizi e Armadhi do të ishin mes më të spikaturve nga të ashtuquajturit “jabanxhinj” që kontribuonin për Korabin. Ku një vend të posaçëm zinte Konçi, një futbollist me vizion të pakrahasuesueshëm. Të pasuar nga Sallaku, Deliallisi, Fiore e Mërgjyshi.

Për të mos harruar më të fundit talent të dalë prej asaj shkolle dibrane futbolli, Mahir Halilin, që më vonë do të luante për ekipet e kryeqytetit, për të provuar dhe bluzën e përfaqësueses.

Bexhet Shehu e Sabri Abdiu do ta drejtonin ekipin ndër vite, me zhurmëmadhin e shpirtndezësin Islam Kosova që i bënte të gjitha, trajnerin e gjyqtarin, tifozin e polemizuesin.

Do ta provonin forcën e Korabit ekipet me emër të asaj kohe. Një mundësi që jepej në ndeshjet e Kupës së Republikës, ku luhej mes borës, shiut e erës së acartë.

Por Korabi qe i destinuar të mos ngjitej aty ku e meritonte. Diku do ta pësonte prej mungesës së eksperiencës e emocioneve të tepërta, e diku do të duhej t’i bindej vullnetit të pushtetarit.

Për t’u shkërmoqur dalëngadalë… Bashkë me qytetarët që nisën ta linin vendlindjen, nisi të zbehej dhe ëndrra e futbollit. Korabi do të provonte fundin, për t’u ngjitur në majë vetëm dje, kur dhe zyrtarizoi mbërritjen në Superligë.

Por ëndrra nuk u bë kurrë njëmend realitet. Në çdo pikëpamje, ekipi i sotëm nuk ngjan aspak me atë atëbotë. Edhe pse askush nuk ua heq të drejtën këtyre lojtarëve e tifozëve të festojnë.

korabiDrejtësia është vënë, por është një drejtësi që nuk vlen, së paku për nostalgjikët e asaj kohe.

Jo shumë kohë më parë do të mbyllte sytë e do të ikte nga kjo jetë në Peshkopi ai që asokohe thërritej “Vila”. Shumë do ta kenë provuar vite më parë tërheqjen e veshit prej tij, Mensur Jorganxhiut, për një hyrje në fushë, për një top të goditur. Shumë e mbajnë mend atë të nxitonte për të vizuar fushën, për të ngritur tabelën e ndërrimit të lojtarëve, duke u kujdesur për gjithçka. Nuk ishte lojtari, por sinonimi i asaj kohe, mirëmbajtësi i gjithçkaje që kishte lidhje me terrenin sportiv.

Me ikjen e tij i është vënë kapaku Korabit të romantikëve.

Ky është tjetër Korab! Megjithatë, suksese! /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Presidenti Thaçi dublon kryeministrin Mustafa: premton ndërtimin e një stadiumi të ri në Prishtinë

Presidenti Thaçi dublon kryeministrin Mustafa: premton ndërtimin e një stadiumi të ri në Prishtinë

Shqipëria i ngjit “sëmundjet politike” Kosovës: përplasje mes pushtetit qendror dhe atij lokal për 51 autobusë

Shqipëria i ngjit “sëmundjet politike” Kosovës: përplasje mes pushtetit qendror dhe atij lokal për 51 autobusë

Saimir Tahiri: Fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës, për kë e ka fjalën ministri?!

Saimir Tahiri: Fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës, për kë e ka fjalën ministri?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni