Një shpërthim që dëmtoi zyrën e Agjencisë së Taksave Daneze në Kopenhagë ishte një “sulm” por ende është shumë herët të dihet se kush ishte përgjegjës, tha policia.
Shpërthimi shkaktoi ndalimin e trenave në qytet. Dy persona ishin brenda ndërtesës së agjencisë tatimore, por shpëtuan nga plagët, thotë Reuters.
“Ky është një veprim i egër dhe plotësisht i papranueshëm”, tha ministri danez i taksave, Morten Bodskov, në Twitter pasi inspektoi dëmtimet e mëdha në ndërtesën e agjencisë tatimore.
Policia tha se ishte shumë herët për të thënë kush është përgjegjës për shpërthimin. /tesheshi.com/