Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende që nuk ndryshojnë çmimet e mallrave bazë në fundviti, ndërkohë që fqinjët tanë e bëjnë këtë.
Në Mal të Zi, prej ditës së nesërme çmimet e produkteve të naftës do të jenë më lirë për 2 deri në 5 cent për litër, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë malazeze.
Çmimi i benzinës eurosuper 98 oktan do të jetë 1.1 euro, kurse i asaj 95 1.06 euro.
Çmimi i dizelit do të jetë 5 cent më i lirë dhe do të kushtojë 0.87 euro.
Këto çmime nuk do të ndryshojnë në 15 ditët e ardhshme.
/tesheshi.com/