Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KONTRABANDISTI/ Pse ky libian ka pështjelluar politikën italiane

by te Sheshi
14/04/2021
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
KONTRABANDISTI/ Pse ky libian ka pështjelluar politikën italiane

Autoritetet libiane kanë liruar të konsideruarin si trafikantin më të kërkuar të njerëzve në botë dhe të sanksionuar nga Këshilli i Sigurimit i KB për përfshirjen e drejtpërdrejtë në fundosjen e anijeve migratore.

Abd al-Rahman al-Milad, i njohur me pseudonimin Bija, dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti kriminal që vepron në qytetin Zawiyah në Libinë veriperëndimore. Bija u arrestua tetorin e kaluar, por u lirua të dielën pasi prokurori ushtarak i shtetit në Tripoli pushoi akuzat kundër tij për shkak të “mungesës së provave”.

Libia është bërë një kanal kryesor për njerëzit që largohen nga Afrika dhe Lindja e Mesme përmes Mesdheut me shpresën për të arritur në Evropë. Prandaj vendi është bërë një skenë korrupsioni dhe trafikimi njerëzor. Në qershor 2018, Këshilli i Sigurimit vendosi sanksione ndaj Bijas dhe pesë drejtuesve të tjerë të dyshuar të rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin e migrantëve dhe njerëzve të tjerë nga Libia, shkruan The Guardian.

Sipas KB, Bija ishte në krye të rojes bregdetare rajonale në Zawiya, një qytet që “lidhet vazhdimisht me dhunën ndaj migrantëve dhe kontrabandistëve të tjerë të njerëzve”.

Këshilli i Ekspertëve i KB tha në 2017 se Bija, së bashku me anëtarët e tjerë të Rojës Bregdetare, ishte “drejtpërdrejt i përfshirë në fundosjen e anijeve migrante duke përdorur armë zjarri”.

Ata gjithashtu thanë se ai hapi një qendër ndalimi për migrantët në qytet, ku kishte abuzime ndaj tyre, dhe ai ishte gjithashtu një “bashkëpunëtor i rëndësishëm” në kontrabandën e karburantit.

Në vitin 2019, gazeta italiane Avvenire dokumentoi se Bija pati një seri takimesh zyrtare në Siçili dhe Romë në Itali në vitin 2017. Ministri i Brendshëm i atëhershëm, Marco Minniti, u kritikua rëndë. Kjo pasi tre muaj më parë, Minniti kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Rojet Bregdetare Libiane me udhëheqësin e qeverisë libiane të mbështetur nga KB Fayez al-Sarraj, i cili përfshinte sigurimin e katër varkave patrulluese. Marrëveshja i dha Rojës Bregdetare të Libisë autoritetin për të kapur anije migrantësh në det dhe për t’i devijuar ato në Libi.

Bija u paraqit në takime si “komandanti i Rojës Bregdetare Libiane”, tha Avvenire. Minniti mohoi çdo paligjshmëri, duke thënë se Italia nuk ishte në dijeni të akuzave penale kundër Bijas në atë kohë.

Gazetarët italianë Nello Scavo, i cili dokumentoi i pari praninë e Bijas në Itali për Avvenire, si dhe Nancy Porsia, e cila shkroi e para për veprimtaritë e tij kriminale në 2016, iu dha mbrojtja e policisë dy vjet më parë, spasi ata morën kërcënime me vdekje.

Scavo i tha Guardian se ishte “absurde që Italia vazhdoi t’i jepte para Rojës Bregdetare Libiane – vendi që liroi trafikantin.” “Dhe është akoma më absurde që lirimi i tij të ndodhë disa ditë pas vizitës së kryeministrit italian Mario Draghi në Tripoli.”

Në një postim në Facebook të martën, Bija sulmoi shtypin libian dhe atë botëror: “Kur u arrestova tetorin e kaluar, ata shkruan lajme të rreme për mua … Unë e di se arrestimi u urdhërua nga disa politikanë që harruan se Abd al-Rahman Milad e kishte mbrojtur bregdetin për vite me radhë”.

 Lirimi i Bijas u festua nga shumë në Zawiya. Fotografi janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë se ai përqafohet nga një turmë burrash të qeshur. /tesheshi.com/

Related Posts

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?
Bota & Rajoni

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025
Next Post
Gjokoviç befason me një urim për Ramazan, si reaguan serbët

Gjokoviç befason me një urim për Ramazan, si reaguan serbët

Nga suksesi në dështim: në ç’derexhe COVID ndodhet Suedia

Nga suksesi në dështim: në ç’derexhe COVID ndodhet Suedia

Deri kur do të përdoren pasaportat COVID të BE-së?

Deri kur do të përdoren pasaportat COVID të BE-së?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni